Sot në orën 14.00 ministri i vetëqeverisjes lokale,  Suhejl Fazliu do të merr pjesë në fillimin e puëve ndërtimore në vendkalimin  e ri kufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, Bellanoc- Stanciq. 

Projekti për hapjen e vendkalimit të ri kufitar dhe ndërtimit të objektit të përbashket të shërbimeve kufitare në zonën e Komunës së Likovës është prioritet në kuader të Programit për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës drejtuar nga Ministria e vetëqeversjes lokale nga Republika e Maqedonise dhe Ministria për administratë publike nga Republika e Kosovës.

Shuma totale e projektit është 1.2 Milione Euro,  te siguruara nga ana e Bashkimi Evropjan, ndërsa Ministria e vetëqeverisjes lokale e Republikës së Maqedonisë siguron shumën e mjeteve të duhura për bashkëfinansim  të projektit.