Zëvendësministri Pavleski në Shtip: Prioritet i Qeverisë dhe i Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale është përmirësimi i shërbimeve publike, falënderim Qeverisë japoneze për mbështetje e vazhdueshme

Zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale Dejan Pavleski u takua me kryetarin e Shtipit Blagoj Boçvarski dhe ambasadoren e Japonisë në Republikën e Maqedonisë, Keiko Haneda.

Në prani të stafit nga qendra rajonale Klinike në Shtip, ambasadorja Haneda, drejtorit të qendrës klinike i dorëzoi dy automjete mjekësore të ofruara në kuadër të projektit "Përmirësim i mjedisit shëndetësore të Klinikës Spitalore Shtip,përmes sigurimit të ambulancës me automjete", përmes të cilës janë siguruar automjete për transportin e pacientëve në vlerë prej 40,262 euro.

"Marrëdhëniet me Komunën e Shtipit kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera dhe kemi rënë dakord të vazhdojmë të ushqejmë miqësinë tonë. Ky nuk është bashkëpunimi i parë në mes të Qeverisë japoneze dhe Komunës së Shtipit. Që nga viti 2000,Japonia ka mbështetur institucionet shëndetësore dhe arsimore në Shtip për  më shumë se 192,000 euro dhe më shumë se gjysmë milioni euro për gjithë rajonin lindor. Rastësisht,keni vënë re se në automjetet ka një kotele të ëmbël,kjo është maskotë e re e këtij programi japonez me rastin e jubileut 30 vjeçar që nga dhënia e granteve në vend. Shpresoj që përmes këtyre projekteve të bashkëpunimit dhe shumë të tjerave,miqësia jonë do të vazhdojë të forcohet në të ardhmen ", tha ambasadorja Haneda.

"Mirënjohje e madhe deri te Qeveria japoneze dhe Ambasada e Japonisë në Republikën e Maqedonisë për ndihmën e vazhdueshme që u jep qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë  për prioritet do të kenë përmirësimin e shërbimeve dhe të sigurojnë qasje të unifikuar për të gjithë qytetarët në territorin e Republikës së Maqedonisë,njëherë duke përmirësuar cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët. Projektet e tilla që mbështeten nga Qeveria japoneze në vazhdimësi janë në atë drejtim. Dua t’ju jap mirënjohje komunës së Shtipit dhe Qendrës  Lindore për zhvillimin rajonit të planifikimit që arritën ti njohin synimet e Qeverisë Japoneze për të ndihmuar dhe aplikuar me projekte të përshtatshme. Kjo është mënyra me të cilën komunat dhe rajonet e tjera planifikuese ti njohin duart e ofruara nga ana e miqve tanë - donatorëve dhe  së bashku  të bëjmë më shumë për qytetarët tanë ", tha zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale, Dejan Pavlevski.

"Sot është një ditë e këndshme për qytetarët e Komunës së Shtipit. Kisha një takim shumë të dobishëm me ambasadoren e Japonisë në Republikën e Maqedonisë, të cilës ia shpreha mirënjohjen time  në emër të të gjithë qytetarëve të komunës së Shtipit për këtë grant, që e dhanë për Spitalin Klinik. Ky donacion është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Spitali Klinik  në Shtip,ende ka nevojë për mbështetje,e ndërkohë po ndërtohet edhe një qendër e re klinike. Pajisjet gjithmonë nevojiten për qytetarët. Unë besoj se me këto automjete, shërbimet tona dhe mjekët do të jenë në gjendje të shpëtojnë shumë jetë njerëzish,tha kryetari Blagoj Boçvarski.

Ambasadorja Haneda theksoi se i njeh dhe i vlerëson përpjekjet dhe sukseset e kryetarit Boçvarski për zhvillimin e Shtipit  jo vetëm si një qendër rajonale, por edhe si një komunë që tregon një udhëheqje  serioze në procesin e integrimit evropian, demokracisë dhe hapjes. Ambasadorja Haneda vuri në dukje se miqësia midis Japonisë dhe Maqedonisë do të vazhdojë, me vazhdimin e bashkëpunimit konkret në interes të të gjithë qytetarëve.