Zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale Dejan Pavleski bashkë me Drejtorin e Byrosë për Zhvillim Rajonal Ramiz Rexhepi zhvilloi një takim pune me Kryetarin e Komunës së Dollnenit, Xhemail Qamili.

Ne takimin e punës u diskutua per mbështetjen që komuna do të marrë në periudhën e ardhshme në shumën prej rreth 60 mijë euro për përmirësimin e shërbimeve komunale dhe për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, si dhe situatën dhe sfidat me të cilat përballet në funksionimin e saj dhe për të ardhmen planet dhe aktivitetet e komunës.

Vizita e komunës së Dollnenit u shfrytezua edhe për takim me banorët e fshatit. Sredoreku në të cilën u bisedua mbi mënyrën e zgjidhjes së problemit me të cilin përballen per cdo dite këta banorë me rrugën e hyrjes që është në gjendje shumë të keqe.

Zëvendësministri Dejan Pavleski theksoi se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në kuadër të kompetencave të saj jep mbështetje maksimale komunave përmes Programit për Zhvillim të Barabarte Rajonal, dhe ai personalisht, si më parë, do të vazhdojë të avokojë përpara të gjitha institucioneve, organeve dhe Qeverisë në të ardhmen të ndihmojë popullsinë rurale në veçanti për të përmirësuar kushtet e jetesës.