Me promovimin e monumentit të ri të Nikolla Karevit në lokalitetin Svilanovë,në fshatin e Koçanit - Rajçani sot u shënua 113 vjetori  nga vdekja e  revolucionarit maqedonas, ideologut dhe kryetar i Republikës së Krushevës.

Në praninë e kryetarëve të komunave të rajonit  planifikues  Lindor, delegacioneve nga Krusheva dhe shoqatave qytetare, foli zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale, Dejan Pavleski, i cili duke përshëndetur  iniciativën rajonale shprehur gatishmërinë për të mbështetur projekte të tilla ti cilat me  rrjetëzim dhe popullarizimin mund të japin shtysë më të fuqishëm për zhvillimin e rajonit.

- Angazhimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është se veçanërisht do të angazhohet në nxitjen e zhvillimit vendor dhe zhvillimit të barabartë të vendit. Të gjithë qytetarët në vend duhet të kenë qasje të barabartë në ujë,kanalizim dhe infrastrukturë rrugore,shkolla dhe kopshte për fëmijë pa bërë  diferencë nëse ata jetojnë në qytet apo në fshat - tha zëvendësministri Pavleski.

Me projektin "Ndërtim i memorialit  në vendin e vdekjes së Nikolla Karevit,në Svilanovë",në sipërfaqe prej rreth 500 metra katror,u bë rrafshimi i tokës, instalimi i pajisjeve urbane, ndriçimi dhe vendosja e  llambave diellore. U krijua një hapësirë ​​përkujtimore dhe vendpushim për relaksim nëpërmjet ambientit të maleve të Osogovës.

Projekti është financuar nga buxheti kombëtar, përmes Programit për zhvillim rajonal për vitin 2017 nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale - Byroja për zhvillim rajonal me bashkë-financim nga komunat e Koçanit dhe Çeshinovë-Obleshevë dhe gjithsejtë kushtoi  5.647.000 denarë.