Së bashku me autoritetet lokale punojmë në ngritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e stabilitetit financiar të komunave

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu sot iu drejtua Asamblesë së përgjithshme të Bashkësive të njësive të vetëqeverisjes lokale,në të cilën u shënua Dita e komunave dhe themelimi i BNJVL-së.

Dita e sotme është një rast për të shënuar faktin se për 46 vjet në Republikën e Maqedonisë me sukses vepron një nga organizatat më të rëndësishme,Asociacioni i komunave,e vetme e angazhuar dhe e gatshme për t'u përballur me sfidat që nuk janë as të vogla as të thjeshta. Ato janë gjithmonë rezultat i reformave të mëdha sistemore që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin e vetëqeverisjes lokale.

Në praninë e kryetarit të BNJVL-së, Petre Shilegov,kryetarët e komunave dhe kryetarët e Këshillave,ministri Fazliu tha se partneriteti mes Qeverisë dhe Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale me Bashkësinë e njësive të vetëqeverisjes lokale rezultoi në zbatimin e suksesshëm të procesit të decentralizimit. Pres,tha Fazliu se ky partneritet do të ndihmojë që edhe sfidat aktuale që dalin nga programi Qeveritar për decentralizimin në zonat ku qytetarët mund më mirë dhe më efektivë të shërbehen në nivel lokal, duke i përfshirë ata në krijimin e politikave lokale dhe vendimmarrje.

Në fazën përfundimtare të përgatitjes janë ndryshimet në Programin për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe decentralizim dhe plani i ri i Veprimit për zbatimin e tij për periudhën deri në vitin 2020. Ky hap,si dhe rritja e mbështetjes financiare nga ana e Qeverisë për përmirësimin e shërbimeve komunale të cilat janë të financuara përmes bllok grandeve,si dhe rritja e vëllimit të fondeve për zhvillim të barabartë rajonal, pozitivisht janë vlerësuar në Komisionin Evropian. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me komunat dhe BNJVL-në për të forcuar kapacitetet dhe për të përmirësuar stabilitetin financiar, tha ministri Fazliu.