Printo

Ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu dhe udhëheqësit e Qendrave për zhvillimin e tetë regjioneve planore sot i nënshkruan Kontratat për financimin e aktiviteteve për nxitjen e zhvillimit të balancuar rajonal.

Me dhjetë milionë denare të siguruara në kuadër të Projektit të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirës për zhvillim rajonal, të mbështetur nga qeveria zvicerane, vitin e ardhshëm, Qendrat për zhvillimin e tetë regjioneve planore  do të organizojnë nga katër forume rajonale, në të cilët do të përfshihen banorët e komunave në regjionet planore.      

Përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse do të përcaktohen prioritetet rajonale, si rezultat i angazhimit të qytetarëve të cilët do të marrin pjesë në sesionet e forumeve, ku do të vendoset se cili projekt në rajonin planorë do të financohet në fazën e ardhshme, për çka tashmë janë  siguruar mjete financiare nga Qeveria Zvicerane.

Qëllimi është të ngritët ndërgjegjja për qasje të përbashkët në zgjidhjen e çështjeve regjionale, përmes përfshirjes jo vetëm të autoriteteteve lokale, por edhe qytetarëve.

- Do të theksoj mbështetjen për përgatitjen e projekteve në disa fusha të rëndësishme, si nxitja e zhvillimit të turizmit, mjedisit jetësorë, infrastrukturës së biznesit dhe përfshirjes sociale. Kryesisht bëhet fjalë për projekte të infrastrukturës që shpejt mund të prodhojnë efekte, si dhe përgatitjen e dokumentacionit teknik për projekte të mëdha rajonale, me të cilët mund të aplikohet në fonde të tjera, theksoi mes tjerash ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu, i cili nënvizoi pjesëmarrjen e qytetarëve si një qasje të re në planifikimin e prioriteteve regjionale.

Vitin e ardhshëm, do të financohen edhe aktivitete të Qendrave të Biznesit të cilat  funksionojnë brenda çdo qendre regjionale, kryesisht për ofrimin e shërbimeve këshillimore për potencialet e ndërmarrjeve ekzistuese të vogla dhe të mesme.