Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu në takim me ministren për zhvillim dhe politikë të kohezionit evropian të Sllovenisë Alenka Smerkoll: Jemi të angazhuar për të ndërtuar një strukturë të përshtatshme që do të merret me sfidat e menaxhimit të fondeve evropiane në fushën e bashkëpunimit territorial.

Ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl  Fazliu në Lubjanë është takuar me ministren përgjegjëse për zhvillim dhe politikë të kohezionit evropian të Sllovenisë Alenka Smerkoll.

Në takimin u bisedua për përvojat e Sllovenisë në përdorimin e fondeve nga fondet evropiane të kohezionit dhe mbështetja që është e nevojshme për Republikën e Maqedonisë, për forcimin e kapaciteteve administrative për të menaxhuar programet IPA për bashkëpunim territorial.

Ministri Fazliu e theksoi mbështetjen që Sllovenia ia jep Republikës së Maqedonisë në proceset e integrimit evropian. Në këtë kontekst, ai theksoi nevojën për shkëmbimin e përvojave për zbatimin e suksesshëm të programeve të IPA-së për bashkëpunim territorial që i koordinon Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

-Republika e  Maqedonisë merr pjesë në pesë programe aktive për bashkëpunim dypalësh ndërkufitar dhe në një program të bashkëpunimit transnacional, Ballkan- Mediteran. Edhe pse shumë të ngjashme me njëri-tjetrin dhe janë të bazuara në të njëjtat rregulla evropiane, pothuajse të gjitha këto programe ndjekin një rrugë të zbatimit për shkak se  paraqesin bashkëpunim në mes  dy ose më shumë vende të ndryshme. Prandaj sfidë e madhe për të gjithë ne është që të ofrojmë me sukses mundësitë e ofruara për çdo program në mënyrë individuale  përdoruesve të fundit, tha ministri Fazliu.

- Ministra  Smerkoll i prezantoi përvojat e Republikës së Sllovenisë në fushën e menaxhimit të programit për bashkëpunim ndërkufitar me vendet fqinje në kuadër të politikës së kohezionit evropian, përmes të cilit,siç tha ajo,realizohet solidariteti evropian. Ajo theksoi se periudha e para-anëtarësimit të Sllovenisë  në investuar një shumë të përpjekjeve për krijimin e një sistemi për shfrytëzimin e fondeve të BE-së dhe edukimin e stafit.

Në takimin mori pjesë edhe ministri i Administrimit Lokal të Kosovës, Ivan Todosijeviq.

Përfaqësuesit  nga ministritë përkatëse të Maqedonisë dhe Kosovës, anëtarët e Sekretariatit të Përbashkët të IPA- Programit për bashkëpunim ndërkufitar Maqedoni-Kosovë, një vizitë studimore treditore në Slloveni si pjesë e projektit të përbashkët do ti forcojnë kapacitetet administrative për menaxhimin e instrumentit IPA për bashkëpunim territorial.