Ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Maqedoni, Louisa Vinton, nesër, 21.02.2018, e mërkurë, do të hapin forumin në temë: " Investimet publike kapitale dhe zhvillimin rajonal".

Në këtë ngjarje do të flasin edhe zëvendësministri për vetëqeverisje lokale, Dejan Pavleski, përfaqësuesi i UNDP-së, Herald Shenker, ndërsa në debat do të marrin pjesë kryetarë të komunave, kryetarë të këshillave të tetë rajoneve planore, krerët e Qendrave për zhvillim rajonal, përfaqësues nga ministritë përkatëse, të shoqatës së ndërmarrjeve  për shërbimeve publike, nga BNJVL dhe nga sektori civil.

Në Forumi do të prezantohet analiza e efekteve të investimeve kapitale për zhvillimin e rajoneve planore, e përgatitur nga dr. Silvana Mojsovska, profesor në Institutin e Ekonomisë në Shkup.

Me këtë rast, Ministria për vetëqeverisje lokale hap debat publik mbi efektet e zbatimit të politikës për zhvillim të barabartë rajonal dhe planifikimin e qëllimeve  zhvillimore dhe instrumentet për periudhën e ardhshme strategjike.

Forumi do të mbahet në restorantin “Vodenica / Mulino” në Shkup, me fillim në orën 09.45. Ftoheni të merrni pjesë në këtë ngjarje. Deklarata për mediumet para fillimit të forumit.