Në nivel lokal ndërtohen vlerat themelore demokratike, ndërsa demokracia lokale është parakusht për ndërtimin e një shoqërie demokratike, tha ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu                            

Кryetarët e komunave dhe kryetarët e gjashtë këshillave të komunave: të Strumicës, Vallandovës, Sveti Nikoles, Velesit, Çairit dhe Ohrit në prani ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu, ministrit të Financave Dragan Tevdovski, ambasadores së Zvicrës Sibil Zuter Tehada dhe përfaqësueses së përhershme të UNDP-së, Luisa Vinton sot nënshkruan memorandumet e bashkëpunimit në kuadër të Projektit për forcimin e këshillave komunal.

- Ky projekt realizohet në kohën kur është më se i nevojshëm për anëtarët e këshillave komunalë, tani në fillim të mandatit të tyre. Është e rëndësishme për shkak se për herë të parë i është kushtuar vëmendje serioze Këshillit komunal, organ i cili ka  rol të jashtëzakonshëm si mekanizëm i kontrollit të punës së kryetarit të komunës, por edhe për zhvillimin e demokracisë lokale, përmes përfaqësimit të interesave të qytetarëve, në konsultim me qytetarët, tha ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejll Fazliu.

Përveç trajnimit të anëtarëve të këshillave, projekti ofron grante në vlerë prej 50.000 dollarë për secilën komunë për zbatimin e projekteve që do të përzgjidhen në konsultim me qytetarët. Po ashtu, janë siguruar edhe grante me vlerë prej 12,000 dollarë për komuna për zhvillimin e veglave për punë transparente dhe të përgjegjshme.

- Motoja jonë është Ministri e hapur për komunat dhe komuna të hapura për qytetarët. Në nivel lokal ndërtohen vlerat themelore demokratike, demokracia lokale është kusht për ndërtimin e shoqërisë demokratike. Mu për këtë, anëtarët e këshillave duhet të jenë njerëz të hapur për qytetarët me një kuptim të rolit të tyre në sistemin e menaxhimit dhe me informacione që do të ndihmojë ata të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente, tha ministri Fazliu.

Në fazën e parë e projektit, të financuar nga Qeveria Zvicerane, dhe implementuar nga UNDP-ja, janë përfshirë gjashtë ndërsa deri në fund  gjithsejtë 24 komuna.