Thirrje e re publike për projekte për bashkëpunim ndërkufitarë

Ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu, nesër, 09.02.2012 ( e premte) do të mbajë konferencë për shtyp në të cilën do ti kumtojë detajet për thirrjen e dytë publike për propozim projekte nga IPA Programi për bashkëpunim ndërkufitarë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë. Programi është i financuar nga Instrumenti për ndihmë para aderuese II të Unionit Evropian.

Shuma e përgjithshme e mjeteve në dispozicion në kuadër të kësaj thirrje publike është 6.917.631 euro , për të dy palët.

Pres konferenca do të mbahet në Ministrinë për vetëqeverisje lokale, në orën 13-të.

Ftohen përfaqësuesit e mediumeve të ndjekin ngjarjen.