Printo

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu sot u takua me ambasadorin e Spanjës në Republikën e Maqedonisë ekselencën e tij, Emilio Lorenzo Serra, me të cilin shkëmbyen informacione në lidhje me gjendjen e tanishme politike në të dy shtetet si dhe pozitat e Ministrisë së veteqeverisjes lokale dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë rreth procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.
Ministri Fazliu theksoi se Ministria si dhe Qeveria aktuale është plotësisht e përkushtuar në përcjelljen dhe realizimin e prioriteteve të përcaktuara në nivel nacional për arritjen e parakushteve për fillimin e negociatave për aderim në Bashkimin Evropian posaçërisht në sferën e mbajtjes së relacioneve të mira ndërfqinjësore përmes realizimit të programeve për bashkëpunim ndërkufitar. Republika e Maqednisë, tha ai, ka për prioritet përmiresimin dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët në nivel të lartë, dhe duke pasur parasysh këtë, Ministria e veteqeverisjes lokale me përkushtim të madh i referohet këtij prioriteti.

Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në vend si dhe përkushtimin e qeverisë, ambasadori Emilio Lorenzo Serra shprehu besimin e tij të plotë që Republika e Maqedonisë do ta vazhdojë rrugën drejt familjes Evropiane dhe për një periudhë shumë të shkurtër do t'i mundësojë hapjen e negociatave për aderimin e shtetit në Unionin Evropian.

Të dy bashkëfolësit u pajtuan se do të vazhdojnë komunikimin e tyre për të gjetur pikat e përbashkëta për bashkëpunim në sferat në të cilat Ministria e veteqeverisjes lokale do të shprehë interes.