Ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu u takua me kryetarin e qytetit të Shkupit Petre Shilegov. Në  takim u bisedua për funksionalitetin e qytetit të Shkupit dhe ndarjen e kompetencave  me dhjetë komuna, në kuadër të Ligjit për qytetin e Shkupit.

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu theksoi se kompetente për zbatimin e Ligjit për Qytetin e Shkupit është Ministria për vetëqeverisje lokal dhe në këtë kontekst Ministria është e interesuar që bashkë me Qytetin e Shkupit të hapë dialog për përmirësimin e kornizës normative në aspekt të realizimit më efikas të  kompetencave.

- Trajtimi efektiv i çështjeve është i rëndësishëm dhe gjithmonë ka vend për përmirësimin e sistemit në atë drejtim, tha Ministri Fazliu.

Kryetari i Shkupit, Peter Shilegov, shprehu kënaqësinë për interesin e treguar për bashkëpunimin e Ministrisë për vetëqeverisje lokale me qytetin e Shkupit dhe shprehu gatishmërinë për të filluar dialog në nivel teknik.

- Kjo është  kohë e komunave dhe qyteteve të hapura dhe qëllimi është që Shkupi  të organizohet dhe të funksionojë si qytet i hapur, tha kryetari Shilegov.

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu dhe kryetari e Shkupit , njëherit edhe kryetar i BNJVL-së,  Peter Shilegov, biseduan edhe për çështje që janë në interes të  të gjitha komunave, para se gjithash për stabilitetin financiar të komunave dhe mënyrat për zgjidhjen sistematike të problemeve, e gjithë me qëllim që të parandalohet gjenerimi kronik i  borxheve që reflektohet në kryerjen e funksioneve dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.