Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu,realizoi takim pune  me ish-kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, Anton Rop.

Në takim u shkëmbyen përvojat që Republika e Sllovenisë i kishte në procesin e anëtarësimit dhe integrimit në BE dhe NATO, me theks të veçantë në përdorimin e IPA  Instrumentit për bashkëpunim ndërkufitar, si dhe mundësitë për zbatimin efektiv të politikave të zhvillimit rajonal.

Në këtë kontekst u diskutua për mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit me Slloveninë, kryesisht për shfrytëzim më të mirë dhe më efikas të IPA fondeve të Bashkimit Evropian, për procedura të thjeshtuara në përgatitjen e dokumentacionit të projektit, si dhe mundësitë për shfrytëzimin e fondeve nga programet e tjera dhe Fondet e Bashkimit Evropian, në të cilat komunat mund të aplikojnë drejtpërsëdrejti  me projekte dhe në këtë mënyrë do të përmbushin disa nga prioritetet e tyre.