Zëvendësministri Dejan Pavleski,sekretari shtetëror Kiril Partalov si dhe udhëheqësit nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, zhvilluan takim pune me përfaqësuesit e Bankës Botërore.

Përbërja e ekipit nga Banka Botëror:Z.Jorge Martinez (Konsulent),znj.Edith Kokoni (ekonomiste),Z.Lazar Shestoviq (Ekonomist), Z.Bojan Shimbov (ekonomist) dhe David Landry (konsulent).

Që nga fillimi përfaqësuesit e Bankës Botërore treguan interes për strategjinë e qeverisë për reformën në procesin e decentralizimit, roli i Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Financave, përmirësimi i formulës për alokimin e fondeve nga qeveria qendrore në atë lokal, masat e mundshme për të rritur kapacitetin fiskal të njësive vetëqeverisja lokale, etj.

Zëvendësministri Dejan Pavleski theksoi angazhimin e fuqishëm të Qeverisë për riafirmimin  e procesit të decentralizimit, dhe një nga masat e para që mori ishte krijimi i një grupi pune nga ministritë përkatëse, e cila deri në maj 2018, duhet të zhvillojë një analizë të kujdesshme me çka do të propozohen modele të përshtatshme për përmirësimin e situatës në njësitë e vetëqeverisjes lokale.

Në fund të takimit u theksua kënaqësinë që edhe përfaqësuesit nga Banka Botërore dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale kanë një qëllim të përbashkët, duke marrë masa specifike, hapat dhe reformat në mënyrë që të krijojë një sistem të qëndrueshëm të decentralizimit me të cilat do të fitohen komuna funksionale e të cilat do të ofrojë shërbime cilësore për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.