Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu në Konferencën "Forcimi i këshillave të komunave – fillim i ri i demokracisë lokale" në Strugë: "Nëpërmjet anëtarëve të këshillave sigurohet e drejta e garantuar me kushtetutë për pjesëmarrje të qytetarëve në vendimmarrje, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre të zgjedhur."                                        

Ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu, së bashku me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, Luisa Vinton dhe ambasadoren e Zvicrës, Sibil Zuter Tejada,, në Strugë, në prani të kryetarëve të këshillave komunal, hapi konferencën "Forcimi i këshillave komunal – fillim i ri i demokracisë lokale ".

Në këtë takim të parë formal të ministrit për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu me kryetarët e këshillave komunal, pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale, ministri Fazliu theksoi se javën e kaluar me kryetarët e komunave dhe sot me kryetarët e këshillave, pushteti qendror dhe pushteti lokal ndërtojnë urat e bashkëpunimit në interes të forcimit të vetëqeverisjes lokale, demokracisë lokale dhe në interes të qytetarëve.

- Nëse kryetari i komunës përfaqëson komunën, anëtarët e këshillave përfaqësojnë qytetarët. Përmes anëtarëve të këshillave sigurohet e drejta e garantuar me kushtetutë për vendimmarrje indirekte të qytetarëve nëpërmjet përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.

Në të njëjtën kohë anëtarët e këshillave janë ata të cilët duhet të sigurojnë kushte për ushtrimin e së drejtës së garantuar me Kushtetutë për pjesëmarrje direkte të qytetarëve në vendimmarrje në nivel lokal., tha ministri Fazliu.

Fazliu theksoi se projekti për forcimin e kapaciteteve të këshillave të komunave, mbështetur nga qeveria zvicerane vjen në kohën e duhur, në fillim të mandatit tuaj.

- Për dallim nga kryetari i komunës që profesionalisht kryen funksionin e tij, anëtarët e këshillave kanë profesionin e tyre themelor, ata kryejnë funksionin shtesë. Por kjo nuk do të thotë që përgjegjësia e anëtarëve të këshillave para qytetarëve është më e ulët. Përkundrazi, përgjegjësinë më të madhe para qytetarëve e kanë mu anëtarët e këshillave, sepse dy gishtat tuaj vendosin për miratimin e buxhetit dhe shpenzimin e parave publike, për planet e detajuara urbanistike, për çmimet e shërbimeve, për punën e ndërmarrjeve publike në komunë, për çerdhet dhe shkollat. tha ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu.

Fazliu uroi kryetarët e këshillave dhe u dëshiroi punë të suksesshme në mandatin e tyre dhe bashkëpunim me ministrinë për vetëqeverisje lokale.