Printo

Ministri  i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu me ftesë të homologut të tij bullgar,ministrit për zhvillim rajonal dhe punë publike Nikolai Nankov mori pjesë në ceremoninë e hapjes së rrugës së rindërtuar III-1084 "III-108 Startevë-Krnalovë-Një Maji" në Republikën e Bullgarisë.

Rruga e rikonstruktuar në anën bullgare është me rëndësi për banorët në të dy anët e kufirit, për shkak se ajo lehtëson komunikimin në kalimin kufitar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë Zlatarevë-Novo Selë.

  Të dy ministrat udhëtuan për në Bullgari menjëherë pas seancës së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, e që u mbajt dje në Strumicë.

Brenda seancë të përbashkët,ministrat Suhejl Fazliu dhe Nikolai Nankov, të shoqëruar nga sekretari  shtetëror në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale Kiril Partalov dhe zëvendësministrja bullgare Denica Nikollova, zhvilluan një takim dypalësh nga e cila doli nisma për të nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi në mes të dy ministrive.

Takimi u fokusua në fushat e bashkëpunimit në interes të të dyja palëve, bazuar në përgjegjësitë e të dy ministrive, si dhe mënyrat e mundshme për arritjen e bashkëpunimit. Për këtë iniciativë do të informohen qeveritë e Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë,pas së cilës,deri në fund të vitit do të  nënshkruhet Memorandumi për bashkëpunim.