Kryetari i komunës së Koçanit,Nikolço Ilijev u zgjodh kryetar i ri i Këshillit të kryetarëve të rajonit planifikues të Lindjes në seancën e parë, e cila u mbajt në Shtip. Të njëmbëdhjetë kryetarët e rajonit planifikues Lindor e i njohur si rajoni i Bregalnicës njëzëri e miratuan vendimin që në dy vitet e ardhshme me Këshillin e kryetarëve të menaxhoj Ilijev.

- Konsideroj se ky funksion, që kam marrë dhe që e kam, është vetëm një detyrim dhe përgjegjësi shtesë përpara të gjithë qytetarëve të lindjes. Pritjet e qytetarëve nga Lindja, dhe ndoshta nga e gjithë Maqedonia, janë të mëdha. Prandaj, detyrimet tona do të jenë shumë të larta. Pritjet e mia janë bashkëpunimi i mirë me kolegët e mi. Unë do të jem i pari mes të barabartëve, i cili do të luftojë për çdo projekt, për çdo ide të vetme që do të kontribuoj për një jetë më të mirë dhe zhvillimin e lindjes,që është një kohë të gjatë e lënë pas dore, tha Ilijev.

Zëvendësministri i vetëqeverisjes lokale Dejan Pavlevski njoftoi se në buxhetin për vitin 2018 për komunat në vend nëpërmjet ministrisë dhe Byrosë për zhvillim rajonal janë paraparë më shumë fonde për zbatimin e projekteve rajonale.

- Të planifikuara janë rreth gjashtë milionë euro,por  në të njëjtën kohë dua të theksoj se Qeveria do të punojë shumë në periudhën e ardhshme për të gjetur fonde, të gjitha ministritë që do të ndahen pikërisht  për zhvillimin e balancuar rajonal dhe për kriteret që do të thonë ndihmë për ato rajone të cilat me të vërtetë kanë nevojë për ndihmë më të madhe. Shpresojmë se shuma e parashikuar së shpejti do të arrihet në përputhje me Ligjin për zhvillimin e barabartë rajonal nga 1% të PBB-së domethënë rreth 100 milionë euro. Kam besim dhe i bindur se kjo do të bëhet shumë shpejt, tha Pavlevski.

Kryetari i komunës së Shtipit, Blagoj Boçvarski si nikoqir i seancës së sotme konstituive të Këshillit të Kryetarëve të EPR vuri në dukje se marrëveshja në mes  11 kryetarëve të komunave në dy vitet e ardhshme me këtë organ të menaxhoj kryetari i Koçanit, Ilijev dhe pas skadimit të mandatit të tij këtë funksion do ta merr kryetari i Shtipit. Ai vuri në dukje se si kryetar i bashkësisë më të madhe në rajon, do të përpiqet për zhvillim më të madh dhe përvetësimin dhe realizimin e projekteve për rajonin lindor.