Printo

Me nënshkrimin e Memorandumit në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë nga ana e zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, z. Koco Angjushev, ministrit për vetëqeverisje lokale z. Suhejl Fazliu dhe ambasadores së Zvicrës në Republikën e Maqedonisë Sibil Suter Tehada, fillon realizimi i projekti të ri për nxitjen e zhvillimit të balancuar regjional në vend, me vlerë prej 5.4 milion franga zvicerane.

Shumica e mjeteve, 3,6 milion, janë siguruar nga Qeveria e Zvicrës, ndërsa 1.740.000 franga zvicerane nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

- Zhvillimi i balancuar regjional në vend për Ministrinë për vetëqeverisje lokale është politikë me prioritet të lartë. Kjo është rezultat i ambicieve tona për të qenë pjesë e politikës aktuale zhvillimore rajonale e Bashkimit Evropian, por gjithashtu edhe rezultat i gjendjeve reale me të cilët ballafaqohen për çdo ditë qytetarët tanë, tha ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu. Ai nënvizoi se për shkak të ndryshimeve të mëdha zhvillimore dhe përgjigjes joadekuate ndaj rritjes enorme të Shkupit, në dëm të brendësisë së vendit e cila zbrazet, shumë qytetarë përballen me mungesë të kushteve themelore në jetën e përditshme.

Kjo qeveri dhe Ministria e vetëqeverisjes lokale do të punojnë për të siguruar shërbime publike me cilësi uniforme për të gjithë qytetarët. Këto janë qëllimet e Ministrisë për vetëqeverisje lokale në realizimin e politikës për zhvillim të balancuar në regjionet planore. Me nxitjen e zhvillimit të regjioneve planore, duhet të fillojë një cikël me efekte të shumfishta dhe mobilizim të bashkësisë së biznesit dhe qytetarëve, në partneritet me Qeverinë, Ministritë, Qendrat për zhvillim dhe komunat. Kjo është qasja që do të kemi në periudhën e ardhshme, në të cilën do të na ndihmojë Qeveria e Zvicrës përmes këtij projekti, tha ministri Fazliu.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, z. Angjushev theksoi se Memorandumi tregon përkushtimin e Qeverisë për rritjen e mbështetjes për zhvillim të barabartë rajonal.

- Me realizimin e Memorandumit për mirëkuptim në radhë të parë presim shkallë më të lartë të transparencës dhe rishikimin e fondeve të shpërndara nëpërmjet Programeve të qeverisë për zbatimin e projekteve, dhe kështu të kemi një ide të qartë se sa para shpenzohen dhe në cilin regjion, që do të kontribuojë në hapat e radhës dhe planifikimin e mjeteve për zhvillim të barabartë regjional, tha zëvendës kryeministri Angjushev.

Ambasadorja e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, znj. Suter Tehata theksoi se Qeveria e Zvicrës  e vazhdon politikën për zhvillim të barabartë regjional në Republikën e Maqedonisë që nga viti 2012 dhe nuk do të ndalet këtu.

- Themelet janë hedhur, por ne nuk duhet të ndalemi këtu. Ajo që na nevojitet sot është një politikë që plotësisht mobilizon potencialin e regjioneve planore dhe inkurajon zhvillimin e tyre. Regjionet e sotme duhet patjetër të mendojmë rreth asaj se si të bëhen lojtarë konkurrues në tregun botëror, ndërsa më të suksesshëm janë ata që kanë arritur të ndërkombëtarizojnë ekonomitë e tyre. Përveç forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse për politikën regjionale e patjetërsueshme është ndarja e  mjeteve sipas nivelit zhvillimorë të regjioneve. Nevojitet transparencë më e madhe, llogaridhënie dhe pjesëmarrje më e madhe e qytetarëve në planifikimin dhe realizimin e zhvillimit regjional, tha ambasadorja Suter Tehada.

Me implementimin e komponentës të parë, me vlerë prej 1.7 milionë franga zvicerane do të identifikohen dhe realizohen fonde për zhvillim të barabartë regjional në mënyrë transparente dhe të parashikueshme, në përputhje me nivelin e zhvillimorë të regjioneve. Me këtë do të punohet në përmirësimin e kornizës administrative, legjislative dhe financiare në fushën e zhvillimit të balancuar regjional. Me këtë komponentë do të krijohet sistem për koordinim më të mirë, planifikim, implementim dhe monitorim të fondeve të alokuara për këtë fushë.

Komponenta i dytë me vlerë prej 600 mijë franga zvicerane do të përfshijë aktivitete të cilat do të kontribuojnë për nevojat dhe kërkesat e qytetarëve, duke përfshirë grupet e rrezikuara, sistematikisht të përfshihet nga Këshillat e regjioneve në planifikimin e zhvillimit regjional.

Komponenta e tretë në vlerë prej 2.7 milionë franga zvicerane do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e punës së Qendrave për zhvillim rajonal në të gjitha tetë regjionet planore, sidomos përmes kësaj komponente do të mbështet krijimi dhe realizimi i projekteve më voluminoz dhe projekte inovative.