Printo

Duke ndarë njohuri dhe përvojën, t'i zgjidhim problemet dhe të përmirësojmë kushtet e jetesës për të gjithë qytetarët në rajon


Ministri i vetëqeverisjes lokale Suhail Fazliu sot në Strugë hapi Forumin rajonal dy-ditor për bashkëpunimin ndërkufitar, i organizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Ministri Fazliu theksoi se bashkëpunimi rajonal i mbështetur nga IPA instrumenti i Bashkimit Evropian është shumë i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë dhe falë kësaj mundësie, një numër i madh i subjekteve, siç janë komunat, OJQ-të, universitetet, shkollat dhe shoqata të tjera jo-fitimprurëse dhe organizatat arritën të zbatojnë projekte që kanë kuptime të shumëfishta.

Fazliu theksoi se ka kaluar procesi i të mësuarit, janë të detektuar anët e mira por edhe dobësitë në procesin e planifikimit, zbatimit, vlerësimin, miratimin dhe zbatimin e projekteve, i cili është me dobi të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në Programin.

-Për Ministrinë e vetëqeverisjes lokale,si institucion përgjegjës por edhe për institucionet që i përfaqësojnë, ky Forum është një mundësi për të tërhequr vijën dhe të shohim se çfarë është bërë, ku janë bërë gabime dhe çfarë duhet të përmirësohet. Besoj se çdo vend dhe institucion përgjegjës ballafaqohen me sfida të ndryshme, duke pasur parasysh që vendet dhe institucionet e përfshira në bashkëpunimin ndërkufitar kanë një status të ndryshëm në Bashkimin Evropian,e më të edhe një përvojë të ndryshme. Pikërisht në të është edhe vlera e bashkëpunimit territorial. Përmes procesit të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave ti zgjedhim problemet dhe ti përmirësojmë kushtet e jetesës për të gjithë qytetarët në rajon, tha ministri Fazliu në hapjen e Forumit.

Ai vuri në dukje se zbatimi i Programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar do të zbatohet me respektimin maksimal të rregullave dhe procedurave.

- Procesi nuk duhet të rrezikohet, ndërsa shtetet dhe përdoruesit e fundit të aseteve mos të jenë të dëmtuar për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të individëve. Bashkëpunimi ndërkufitar ka vlera pozitive dhe synon t'i bëjë njerëzit në rajon më të mirë, më përgjegjës, më tolerantë dhe të hapur ndaj bashkëpunimit. E njëjta gjë pritet nga njerëzit që janë të përfshirë drejtpërdrejt në zbatimin e Programit, tha ministri Fazliu.

Në Forumin rajonal për bashkëpunim ndërkufitar pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Komisioni Evropian dhe nga vendet e rajonit që janë të përfshirë në zbatimin e IPA Programit për bashkëpunim ndërkufitar. Qëllimi i Forumit është të ndajë praktikat dhe përvojat e mira të institucioneve dhe organeve kompetente nga vendet e rajonit në procesin e zbatimit të Instrumentit IPA të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar.

17 10 2017 2