Anëtarët e misionit vëzhgues të Kongresit të autoriteteve lokale dhe rajonale të Këshillit të Evropës, të cilët do të monitorojnë realizimin e zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë, që do të mbahen të dielën, sot, me kërkesë të tyre, u takuan me Ministrin për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu dhe me zëvendësministrin Dejan Pavleski.

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu u shpreh i kënaqur me interesin e treguar nga anëtarët e delegacionit për pritjet dhe sfidat e Ministrisë për vetëqeverisje lokale lidhur me zgjedhjet lokale.

Nga misionit vëzhgues i Kongresit për autoritete lokale dhe rajonale është theksuar se funksionimi i pushtetit lokal në vend, do të monitorohet gjatë këtij viti ose dy vite pas. Në takim, interesimi u përqendrua në bashkëpunimin e pushtetit qendror dhe lokal në zgjedhjet lokale dhe në veçanti, bashkëpunimi i Ministrisë me kryetarët e komunave nga opozita, hendeku financiar ndërmjet përgjegjësive dhe burimeve që posedojnë komunat për realizimin e tyre, ndarja e fondeve për zhvillim të barabartë rajonal, dhe përdorimin e gjuhës së komuniteteve të përfaqësuara me mbi 20 për qind, si në nivel lokal dhe kombëtar.

Ministri Fazliu tha se Maqedonia ka një qeveri demokratike e cila do të insistojnë në dialog demokratik mes pushtetit qendror dhe vendor, pavarësisht përkatësisë partiake dhe etnike. Ai njoftoi se pas zgjedhjeve lokale do të bëhet analizë në kuadër të projektit të mbështetur nga Bashkimi Evropian, me qëllim të përmirësimit të sistemit të financimit komunal dhe menaxhimit me financat publike. Ministri theksoi se problemi kryesor që duhet zgjidhur është korrupsioni.

-Tani është momenti i përshtatëm për të dëshmuar frymën demokratike në shoqëri ndërsa Qeveria e re është e interesuar maksimalisht që problemet të zgjidhen me dialog. Ne jemi duke bërë analizat tona me qëllim të identifikimit të shkaqeve për mosfunksionimin cilësorë të raporteve të pushtetit lokal me atë qendror ndërsa kemi vendosur në shënjestër eliminimin e korrupsionit dhe zhvillimin e barabartë regjional, theksoi ministri Suhejl Fazliu.

Lidhur me rezultatet që do të dalin nga zgjedhjet e ardhshme lokale, ministri Fazliu edhe njëherë potencoi se pavarësisht se nga cila proveniencë partiake do të vijnë kryetarët e ardhshëm të komunave, Ministria për vetëqeverisje lokale do të shtrijë dorën e bashkëpunimit dhe ndihmës për të gjithë. Gjithashtu, do të angazhohemi që në mënyrë të barabartë të ndahen mjetet e parashikuara prej 1% nga BPV për të gjitha komunat dhe regjionet në komunën tonë.

Zëvendësministri Pavleski informoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka miratuar tashmë ka konkluzion për shqyrtimin e mjeteve nga TVSH për komunat dhe qytetin e Shkupit nga ato aktuale 4.5 në 6 për qind, dhe për ridefinimin e ndarjes së granteve në fushën e arsimit, mbrojtjes sociale, kulturës dhe mbrojtjes nga zjarri, me qëllim të forcimit të kapaciteteve financiare të komunave për realizimin e këtyre përgjegjësive. Pavleski bëri të ditur se 14 për qind nga buxheti është përcaktuar për funksionimin e qeverisjes vendore, nga të cilat gjysma shpenzohen për qytetin e Shkupit, ndërkohë që fondet e mbetura, 60 për qind për paga dhe shumë pak për kryerjen e kompetencave të transferuara. U njoftua se në komunat e bllokuara më parë do të bëhet revizion i brendshëm për të identifikuar arsyet për atë, ndërsa nëse është e nevojshme dhe Qeveria do të ndërhyjë për të stabilizuar gjendjen e tyre financiare. Lidhur me zhvillimin rajonal u tha se është duke u përgatitur software që do të monitorojë shpërndarjen e fondeve nga ministritë deri te rajonet planore për të siguruar shpërndarjen e drejtë të mjeteve në përputhje me nivelin e zhvillimit e rajoneve planore.

- Ministria për vetëqeverisje lokale do të bashkëpunojë me të gjithë kryetarët e komunave, pavarësisht përkatësisë partiake të kryetarëve të komunave, për dallim praktikës së deritashme të vendosur në plan të dytë, e cila është e papranueshme, tha zëvendësministri Pavlevski.