Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu në konferencën për shtyp prezantoi rezultatet e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale në njëqind ditët e kaluara.

Ministri Fazliu informoi se me mbështetjen e Bashkimit Evropian prej 2.3 milion euro,ka fillua projekt për konsolidimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale. Në kuadër të këtij projekti vendosim sistem për monitorimin e funksionimit të komunave dhe matje të cilësisë të jetesës në çdo komunë, tha Fazliu, i cili vuri në dukje se kjo do të rrisë konkurrencën pozitiv që do të çojë në menaxhim më të mirë të komunave në bazë të parimeve të menaxhim të mirë.

- Theksi është vendosur në forcimin e kapaciteteve të komunave për punë transparente, llogaridhënëse,gjithëpërfshirëse dhe efektive,në përputhje me nevojat dhe prioritetet e qytetarëve. Kjo do të thotë komuna të hapura, me shërbime që do të krijohen në konsultim me qytetarët dhe të dorëzohen në mënyrë efektive. Për 30 komuna dhe për 8 Rrjetë për zhvillim gjithëpërfshirës janë siguruar 1 milion euro,fonde nga Bashkimi Evropian,për projekte gjithëpërfshirëse,të cilat do të forcojnë kapacitetin e komunave për qasje të barabartë në shërbime për të gjithë qytetarët.

Për të rritur efikasitetin e administratës lokale jemi duke punuar në rritjen e vëllimit dhe cilësisë së shërbimeve elektronike, si dhe në krijimin e kushteve për ofrimin e shërbimeve administrative në një vend, që është shumë i rëndësishëm për qytetarët, por edhe për komunitetin e biznesit, i cili kryesisht insiston në procedura të shpejta dhe transparente. Pas zgjedhjeve lokale do të fillojë skanimi i situatës dhe nevojave e të gjithave komunave dhe do të sugjeromë modele më të përshtatshme, në varësi të madhësisë dhe nevojave të komunave dhe qytetarëve, tha ministri Fazliu.

Aspekti tjetër i rëndësishëm të cilin e theksoj ministri Fazliu është qëndrueshmëria financiare e komunave. Ai tha se po punohet në përgatitjen e një analize krahasuese për të siguruar një sistem financimi që duhet t'i garantojë komunave më shumë pavarësi në planifikimin për zhvillimin e tyre dhe në ofrimin e shërbimeve.

Filluam proces të konsultimeve me ministritë përkatëse dhe me BNJVL për përgatitjen e analizës të gjendjeve me propozim për të ripërcaktuar mënyrën dhe vendosjen e kritereve për bllok grandeve për komunat për të financuar shkollat primare dhe sekondare, kopshte dhe institucionet vendore në fushën e kulturës. Fondet nga qeveria qendrore do të shpërndahen në mënyrë të drejtë dhe transparente, pa ndikim partiak dhe ndikime të tjera. Përdoruesit e fundit të shërbimeve janë qytetarët, dhe kjo Qeveri po punon për të siguruar qasje të barabartë në shërbimet për të gjithë qytetarët, pa përjashtim, mbi çfarëdo baze, të paktën partiake apo etnik, tha Fazliu.

Ministri i vetëqeverisjes lokale vuri në dukje se pas shumë reagime dhe kërkesave nga qytetarët, ka filluar proces i konsultimit për të zgjidhur statusin e komuniteteve lokale dhe urbane. Vetëqeverisja lokale është kategori kushtetuese dhe ligjore, por jofunksionale për shkak të statusit të pa definuar. Bëhet fjalë ë për një potencial të madh të pashfrytëzuar, që është e nevojshme të vihet në veprim për qytetarët si një kanal për komunikim institucional me autoritetet lokale, për të zgjidhur problemet e përbashkëta, tha Fazliu.

Prioritet i dytë i Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale është krijimi i kushteve për zhvillim të ekuilibruar rajonal në në të gjithë territorin e vendit. Për këtë qëllim, krijohet një sistem për monitorimin dhe shpërndarjen e burimeve nga departamente të ndryshme kah plan rajonet, në mënyrë që të mund të ndërhyhet në bazë të parametrave reale. Në bazë të kritere të përcaktuara saktësisht.

-Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të financojë vetëm projekte që do të zgjidhin problemet reale të qytetarëve dhe cilat janë prioritete në rajonet planifikuese. Prioritetet duhet të përcaktohen në konsultim me qytetarët dhe komunitetin e biznesit. Nevojiten fonde, por është aq e rëndësishme edhe qasja në alokimin e fondeve. Efektet të korrespondojnë me paratë e shpenzuara, tha Fazliu.

Ministri i vetëqeverisjes lokale informoi edhe për thirrjen e parë publike për projekte për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës në kuadër të fazës së dytë të Programit IPA të Bashkimit Evropian. Vlera totale është 2 milion dhe 40 mijë euro për projekte për të dy vendet. Bashkëfinancim prej 15% të fondeve të përdorura i siguron Ministria e Vetëqeverisjes Lokale. Po punon për përgatitjen e thirrjes së dytë publike për projekte me Bullgarinë, e cila është planifikuar deri në fund të vitit.

- Prioriteti im dhe i Ministrisë së vetëqeverisjes lokale edhe në të ardhmen do të jetë: transparencë dhe llogaridhënie në funksion të zhvillimit të komunave dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët. Përafrimi i pushtetit me qytetarët, komuna transparente dhe të përgjegjshme, përmirësimi i shërbimeve, zhvillimi i ekuilibruar në të gjithë territorin e shtetit. Fjala është fjalë,punojmë në realizimin e premtimit, tha ministri Fazliu.