Në organizim të Maqedonia 2025,zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale Dejan Pavleski marri pjesë në tryezën e  rrumbullakët të investitorëve të diasporës,në të cilën u prezantuan rezultatet e anketës "Përmirësimi i klimës së biznesit për investitorët nga diaspora maqedonase rekomandimet dhe hapat e ardhshëm."

Anketa u përgatit  me urdhër të Qeverisë dhe të institucioneve kompetente që t’ju prezantohen  pritjet përfaqësuesve të diasporës maqedonase për të përmirësuar klimën e biznesit për investime në Republikën e Maqedonisë.

Përfaqësuesit e diasporës duan të investojnë në vend,jo vetëm në kryeqytet,por edhe jashtë Shkupit,edhe në pjesë të tjera të vendit,por kërkojnë procedura më të lehtësuar,proces transparent dhe mbrojtje nga korrupsioni.

Zëvendësministri Pavleski theksoi se Qeveria këmbëngul për një punë transparente dhe të përgjegjshme.

- Diaspora është potenciali i ynë i madh që ne duhet ta përdorim në drejtimin e zhvillimit të vendit tonë. Qeveria është duke punuar në ofrimin e kushteve për nxitjen e zhvillimit të rajoneve më pak të zhvilluara,që do të thotë se çdo investim në këto rajone është mbështetje e drejtpërdrejtë për zhvillimin e tyre,tha zëvendësministri Pavleski.

 Pavleski informoi përfaqësuesit e diasporës për mbështetjen e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale për komunat në ofrimin e shërbimeve elektronike për qytetarët dhe komunitetin e biznesit,si dhe për të krijuar kushtet për ofrimin e shërbimeve në një vend, për arsye për të lehtësuar procedurat administrative.