Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu sot pati fjalë rasti në hapjen e Konferencës "Politikat për zhvillim të barabartë rajonal", të organizuar nga Aleanca për zhvillim rajonal.

Ministri Fazliu theksoi se politika e zhvillimit të barabartë rajonal është prioritet i kësaj qeverie, e cila gjithashtu potencohet në Programin e Qeverisë.

- Bazuar në prioritetet e përcaktuara nacionale dhe në praktikat më të mira evropiane, qëllimi ynë është të sigurojmë shpërndarje efektive dhe transparente të 1 përqind të bruto prodhimit  vendor, për projekte reale, që do të kishte ndikim të vërtetë në zhvillimin e rajoneve planore, tha ministri Fazliu.

Ministri Fazliu tha se Ministria për vetëqeverisje lokale me përgjegjësi të madhe do ti qaset vlerësimit të efekteve të zbatimit të Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal, para se se të fillojë me përgatitjen e dokumenteve të reja strategjike dhe programore.

-Të gjitha të  dhënat flasin se mënyra e deritanishme e udhëhqjes  së politikave për zhvillim të barabart të shtetit dhe tejkalimin e dallimeve të mëdha në kualitetin e jetës së qytetarëve tane, nuk dhan rezultat të dukshëm. Njera nga arsyet është edhe mënyra e shpërndarjes së një përqindshit me ligj te parapara nga bruto të hyrat eprodhimit  vendor për këte qëllim. Në vend të një përqindshit, vetëm 0,04 përqind te BHV shpërndahen sipas shkallës së zhvillueshmërisë.  Paralajmëroj  proces të hapur dhe gjithë përfshirës në hartimin  e prioriteteve dhe qëllimeve  zhvillimore. Shfrytëzoj rastin t'ju ftoj tani të gjithëve, ekspertët, organizatat e shoqërisë civile, komunitetin e biznesit. Sigurisht, para së gjithash, komunat, Qendrat për zhvillimin e rajoneve planore dhe partnerët tanë BNJVL-në. Gjithashtu në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha ministritë dhe institucionet përkatëse, pasi që  zhvillimi i balancuar rajonal kërkon qasje koherente dhe të koordinuar. Gjatë implementimit,  do të insistojmë për shpenzime transparente dhe llogaridhënëse të parave publike dhe realizimin e projekteve që do të rezultojnë nga nevojat reale të qytetarëve, theksoi ministri Suhejl Fazliu.