Ministri  i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu dhe zëvendësministri Dejan Pavleski,në takimin me drejtorin e Korpusit të Paqes,Mark Hanafin,diskutuan mënyrat për të zgjeruar bashkëpunimin me Ministrinë,me qëllim që vullnetarë nga Shtetet e Bashkuara të jenë të përfshirë plotësisht në jetën e komuniteteve lokale.

Drejtori Hanafin u shpreh i kënaqur me gatishmërinë e Ministrisë për ti frymëzuar komunat për përfshirje e tyre më të madhe  në aktivitetet si dhe interesimi i Ministrisë që drejtpërdrejt të mbështes disa nga aktivitetet e vullnetarëve nga Shtetet e Bashkuara.

-Në momentin janë të pranishëm 74 vullnetarë në Republikën e Maqedonisë të cilët janë të përfshirë në punën e komunave,OJQ-të,shkollat dhe përmes  veprimeve të tyre ju ndihmojnë popullatës lokale për të mësuar aftësi të ndryshme,mësimin e gjuhës angleze, punë në projekte dhe të ngjashme,tha drejtori Hanafin.  Si shembuj të mirë për bashkëpunim  janë identifikuar komunat, Strumicë, Novacë, Mavrovë dhe Rostushë ku vullnetarët e Korpusit të Paqes punojnë në themelimin e klubeve për të rijnë, për pensionistët dhe gratë, realizojnë aktivitete të përbashkëta me këshillat rinorë lokale dhe organizojnë trajnime për lidership, mbrojtje e mjedisi jetësor,si dhe duke punuar me njerëz me nevoja të veçanta.

Sukses i madh është edhe vendosja e bashkëpunimit të ngushtë me popullatën lokale si një mundësi reale që pas zgjedhjeve lokale të intensifikohet bashkëpunimi me praninë e kontingjentit të ri të vullnetarëve që vijnë në shtator,tha ministri Fazliu.

Bashkëpunimi në mesë qytetarëve edhe më tepër i forcon marrëdhëniet midis dy vendeve ndërsa roli i Korpusit të Paqes është shumë i rëndësishëm, për arsye se  vullnetarizmi është i rëndësishëm për zhvillimin e vetëdijes demokratike në shoqëri,tha zëvendës ministri Pavleski.

Korpusi i Paqes është organizatë e qeverisë amerikane e cila në Republikën e Maqedonisë është e pranishme që nga viti 1996 me më shumë se 200 vullnetarë të cilët kanë qëndruar në pesëdhjetë komuna..