Zëvendësministri i  vetëqeverisjes lokale Dejan Pavleski  dhe këshilltari i përfaqësues të përhershëm i UNDP-së,Harald Shenker në Forumin e sotëm “Vetëqeverisja lokale potencial i pashfrytëzuar për forcimin e komuniteteve lokale ", e hapën debatin për statusin e pushtetit lokal në sistemin e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë.

-Qëllimi i evenimentit  është që të fillohet me procesin e debatit publik dhe diskutimeve të gjera mbi pyetjen sa është nevoja e qeverisjes vendore,apo si të organizohen komunitetet urbane dhe lokale  që të jetë në shërbim të qytetarëve,tha zëvendësministri i vetëqeverisjes lokale Dejan Pavleski. Pritjet janë se do të ketë interes të madh për këtë çështje,sidomos në komunitetet rurale,për të cilët  funksionimi i bashkësive lokale është jashtëzakonisht i rëndësishëm për funksionimin  normal në jetën e përditshme. Qasja jonë është se ne duhet të bëjmë çdo gjë që të gjithë qytetarët, pavarësisht nëse jetojnë në fshat apo në qytet të kenë kushtet  të barabarta dhe cilësore për jetesë në të gjithë vendin. Në këtë drejtim, do të marrim masa që përsëri ti ri-aktivizojmë, veçanërisht komunitetet lokale,që të jetë  vend ku banorët do të mblidhen dhe vetë do të vendosin për nevojat dhe prioritetet e tyre.

Objektivi ynë është të krijojmë sistem të pushtetit lokal në të cilin qytetarët do të jetë në qendër të vëmendjes, dhe nevojat e ti do të jenë një prioritet i lartë, tha zëvendësministri Dejan Pavleski. Forumit ju drejtuan  edhe kryetari i komunitetit lokal të Galiçnikut Aleksandar Kostiq, përfaqësuesi i Komunës së Strumicës, Gjorgi Manushev, si dhe përfaqësues të Forumit dhe Qendrës rajonale për Zhvillim të qëndrueshëm  të Kratovës  Aleksandar Pisarev dhe Borjanço Micevski, dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor dhe komunitetit.