Printo

Zëvendësministri i vetëqeverisjes lokale Dejan Pavleski sot vizitoi Qendrën për zhvillim të rajonit planifikues të Verilindjes. Më parë zëvendësministri Pavleski ka pasur takime të ndara me kryetarin e komunës së Kumanovës,Zoran Damjanovski dhe me kryetarin e Këshillit të Komunës së Kumanovës, Aleksandar Arsiq.

Në takimin në Qendrën për zhvillim të rajonit planifikues të Verilindjes ishin prezent anëtarët e Këshillit për zhvillim të rajonit Verilindor gjegjësisht kryetarët e komunës së Kumanovës, Kriva Pallankës, Kratovës, Komunës së Rankovcës, dhe përfaqësues nga Komuna e Likovës.

Zëvendësministri Dejan Pavleski theksoi se ky është takimi i tij i parë i rajonit planifikues,pikërisht për shkak të faktit se ky rajon ka investime më pak kapitale në dymbëdhjetë vitet e mëparshme,si dhe nivel më të ulët në pjesëmarrjen e PBB si dhe është në nivelin më të ulët të zhvillimit,e që këtë gjë e konfirmojnë edhe indekset e zhvillimit në bazë të vendimit të klasifikimit të rajoneve të planifikimit në Republikën e Maqedonisë. Gjithashtu, theksoi se është bërë një padrejtësi e madhe për të gjithë rajonin, dhe për këtë arsye Qeveria e re dhe LSDM do të përkushtohet në zhvillimin më të ekuilibruar të rajoneve dhe reduktimin e pabarazive ndërmjet qendrave urbane, rurale dhe zonave rurale.

Kryetarët e komunave të këtyre rajoneve gjithashtu theksuan një numër të madh të problemeve me të cilat ballafaqohen gjatë kryerjes së punëve të tyre dhe të cilat reflektohen në cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve. Gjithashtu theksuan se në të kaluarën nuk është respektuar në tërësi Ligji për Zhvillimin Rajonal dhe se nuk ka pasur kritere të përshtatshme për mënyrën se si fondet janë ndarë. U theksua se ka probleme me sigurimin e financimit të qëndrueshëm të komunave me të cilat do të jenë në gjendje ti kryejnë të gjitha përgjegjësitë e tyre.

Ajo për të cilën do të përkushtohemi dhe do të punojnë në periudhën e ardhshme është që të përforcohen kapacitetet e komunave në mënyrë që të jenë të qëndrueshme, efektive dhe efikase dhe në këtë mënyrë qytetarët në gjithë Republikën e Maqedonisë të marrin shërbime të barabarta dhe me cilësi e me këtë edhe jetesë më kualitative theksoi zëvendësministri Pavleski.