Printo

Ministria për vetëqeverisje lokale ka hapur proces konsultativ për të gjithë palët e interesuara  për sistemin e financimit të komunave.

Në takimin me zëvendës ministrin për vetëqeverisje lokale, Dejan Pavlevski të pranishëm ishin  drejtoresha e BNJVL-së Dushica Perishiq, si dhe përfaqësues nga ministritë e financave, punës dhe politikës sociale, arsimit dhe kulturës.

Përfaqësuesit e BNJVL-së, si dhe ministritë përkatëse janë pajtuar se mjetet nga bllok dotacionet që u destinohen shkollave, kopshteve dhe institucioneve lokale në fushën e kulturës me vite kanë treguar pamjaftueshmëri që ka ndikim në cilësinë e shërbimeve në këto lëmi vitale. Të gjithë ranë dakord se sa u përket   kopshteve të fëmijëve, ka mungesë serioze të stafit dhe objekteve, që rezulton edhe me nga dy fëmijë në një shtrat. Në arsim, përqindja më e lartë mjeteve  të destinuara janë për paga, ekziston mungesë e mjeteve për  mbulimit e transport të nxënësve dhe mirëmbajtjen e shkollave. Institucionet e kulturës janë në gjendje më të keqe, sepse siç u tha, nëse ata synohen të mbahen të vdekura, me një ose dy të punësuar ,pa asnjë përmbajtje, si të tilla kujt i shërbejnë.

Ministria e Financave mund të marrë veprime vetëm në bazë të analizave paraprake, bazuar në atë se për çfarë do të sillet vendim, çfarë ndryshimesh do të bëhen, a do të bëhet ridefinim i kriteriumeve të blok dotacioneve apo sistemit afatgjatë të financimit të komunave. Në afat të shkurtër do të ishte e mundur që ministritë kompetente të propozojnë zgjidhje konkrete  të cilat do të merreshin parasysh në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Zëvendësministri Pavlevski vuri në dukje se Ministria për vetëqeverisje lokale  në koordinim me ministritë tjera relevante çështjet do ti mbajë të hapura, sepse problemet janë të mëdha.

-Patjetër të tregohet vullnet për përafrimin e qëndrimeve dhe përafrimin me kërkesat e BNJVL-së për të mirën e komunave dhe përfundimisht në interes të qytetarëve, si shfrytëzues të shërbimeve, tha zëvendësministri Pavlevski, i cili vuri në dukje se komunave  u duhet ndihmë për të  qenë në gjendje të sigurojnë nivel të përshtatshëm të shërbimeve, por edhe  komunat duhet të angazhohen më shumë në drejtim të zbatimit efektiv të fondeve nga buxheti qendror, si dhe efikasitet më të madh në sigurimin e të ardhurave lokale.