Me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian, me vlerë prej 2.3 milionë euro në periudhën e ardhshme 2,5 vjeçare, Ministria për vetëqeverisje lokale , në partneritet me Ministrinë e financave dhe komunat do të punojë në përmirësimin e sistemit të qeverisjes lokale dhe mbështetjen e komunave për të ofruar shërbime më cilësore.

Projektin do ta zbatojë Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), përmes zbatimit të tre komponentëve:

  • përmirësimi i monitorimit, hartimi dhe sigurimi i shërbimeve tashmë të decentralizuara;
  • Mbështetja e komunave për ofrimin e shërbimeve të reja, në përputhje me planet zhvillimore gjithëpërfshirëse; 
  • zhvillimi i kapaciteteve të komunave për të siguruar të ardhura të mjaftueshme për të ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme publike.

Bashkimi Evropian vazhdimisht e ndihmon vendin në procesin e ndërtimit  të ardhmërisë më të mirë të qytetarëve. Ky projekt do ti ndihmojë autoritetet  lokale për të ofruar shërbime publike me cilësi më të lartë për qytetarët, me çka do të kontribuohet  për përmirësimin e  jetës së qytetarëve, tha ambasadori i BE-së Samuel Zbogar.

Projekti gjithashtu do të sigurojë mbështetje financiare për 30 komuna me vlerë deri në 25,000 euro për komunë , me qëllim që të ndihmojë në përcaktimin e nevojave prioritare, veçanërisht për nevojat  e grupeve  të rrezikuara në mënyrë që të sigurojë standarde më të mira jetese për të gjithë.

- Është e nevojshme mbështetja  më sistematike e sistemit të qeverisjes lokale duke identifikuar dobësitë gjatë implementimit dhe propozimin e masave në bazë të sistemit të krijuar për monitorim dhe analizë të gjithanshme. Monitorimi i funksionalitetit të vetëqeverisjes lokale është përgjegjësi e Ministrisë për vetëqeverisje lokale me qëllim që tu ndihmohet komunave për t'iu përgjigjur nevojave të qytetarëve në mënyrë cilësore, efikase dhe transparente. Të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë kanë të drejtë për shërbime të unifikuara publike. Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të marrin pjesë në vendimmarrje ndërsa përgjegjësi e autoriteteve  është që ti konsultojnë për nevojat dhe prioritetet e tyre, theksoi ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu.

Në kuadër të projektit do të punohet për përmirësimin e kapacitetit të komunave për mbledhjen e taksave lokale, si dhe menaxhimin transparent të financave publike. Projekti do të ofrojë udhëzime për financim të qëndrueshëm për komunat, bazuar në analizat krahasuese të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

- Shpresoj se kjo do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë pjesëmarrësit për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi temat aktuale në fushën e decentralizim por  edhe transparencën e tyre. Në të ardhmen do të vazhdojë  mbështetja për zbatimin e aktiviteteve. Gjithsesi, për përmirësimin e kapaciteteve administrative dhe financiare të komunave. E gjithë kjo do të rezultojë me pagesën efikase të të hyrave vetanake dhe në ofrimin e shërbimeve publike më transparente, më të përgjegjshme dhe më efektive ndaj qytetarëve ", tha ministri financave Dragan Tevdovski.

- Decentralizimi i forcon  proceset demokratike me çka qytetarëve u mundëson pjesëmarrje më të madhe në vendimet që i prekin ata çdo ditë, për shembull - arsim, shëndetësi, kulturë dhe sport ", theksoi Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP Louisa Vinton. "Ne besojmë se me këtë projekt kemi një mundësi të re të shkëlqyeshme për të mbështetur partnerët tanë lokal dhe kombëtarë – me qëllim që komunat të kenë burime të mjaftueshme, kapacitete dhe kompetenca legjislative në përmbushjen e obligimeve ndaj qytetarëve që dalin nga procesi i decentralizimit".