Ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu sot takoi ambasadorin e Francës në Republikën e Maqedonisë, z. Kristian Timonie.

Në takim, ministri Fazliu afirmoi prioritetet e Qeverisë në fushën e qeverisjes lokale dhe zhvillimin rajonal, si dhe gatishmërinë për hapjen e formave të reja të bashkëpunimit.

Ambasadori i Francës, z.Timonie vuri në dukje se Republika Francës është e gatshme të mbështesë Republikën e Maqedonisë në përmbushjen e synimeve të reformave për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian. Në këtë plan u theksua mundësinë e bashkëpunimit konkret ndërmjet komunave në të dy vendet si dhe këmbimi i përvojave për nxitjen e  zhvillimit rajonal.

Si pozitive u veçua përvoja nga bashkëpunimi me Normandinë, përmes së cilës gjashtë komuna nga Maqedonia vendosën bashkëpunim me komuna të Francës.

Ministri Fazliu e falënderoi për interesin e treguar dhe kërkoi që  kontaktet të vazhdojnë në nivel teknik për precizimin e  fushave dhe modalitetet e bashkëpunimit në interes të të dyja vendeve.