Ministri i ri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu sot e mori funksionin nga paraardhësja e tij, ministrja e deritashme, Shiret Elezi.

Gjatë pranim-dorëzimit të funksionit, Elezi i dëshiroi sukses të mëtutjeshëm ministrit të ri Fazliu në ushtrimin e detyrës.

Ministri Fazliu theksoi se Ministria për vetëqeverisje lokale në periudhën e ardhshme do të punojë në implementimin e politikave të qeverisë, para se gjithash për zhvillimin e barabartë të komunave dhe regjioneve, pasi që prioritet i kësaj Qeverie  është shoqëria e integruar dhe jeta cilësore e të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh ndasitë  në baza të ndryshme.

Ministri Fazliu theksoi se do të punojë në zhvillimin e demokracisë lokale, si parakusht themelorë për përfshirjen e gjithë qytetarëve në hartimin e vendimeve  në nivel lokal dhe ndërtimin e ndjenjës së barabarësisë dhe qasjes së përbashkët për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të rëndësishme.