Bashkëpunimi me Normandinë e Poshtme do të vazhdojë edhe në tre vitet e ardhme
Ministri i vetëqeverisjes lokale Musa Xhaferri dhe zëvendës kryetari i rajonit francez të Normandisë së Poshtme z.Ture,
pozitivisht e kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm në mes komunave të Republikës së Maqedonisë dhe Francës dhe janë dakorduar që e njëjta të vazhdojë edhe në tre vitet e ardhme.Bashkëpunimi ynë paraqet shembull në Francë. Ai është afatgjatë, i frytshëm dhe tejet dinamik. Si rezultat i bashkëpunimit të deritanishëm në më shumë sfera gjashtë komuna të Republikës së Maqedonisë janë vëllazëruar me komuna të Normandisë së Poshtme, theksoi Ture.Këto nuk janë vetëm fjalë të mira por edhe dëshirë e sinqertë për vazhdimin e bashkëpunimit nga i cili përfitim të drejtpërdrejtë kanë komunat e Republikës së Maqedonisë siç janë, Berova, Dibra, Ohri, Struga, Vevçani, tha ministri Xhaferi.
Programi për vazhdimin e bashkëpunimit në tre vitet e ardhme do të firmoset në shtator, në Normandinë e Poshtme nga ministri i vetëqeverisjes lokale dhe kryetari i rajonit të Normandisë së Poshtme.Bashkëpunimi i deritanishëm është zhvilluar në bazë të Memorandumit të firmosur nga të dyja palët
Bashkëpunimi realizohet nëpërmjet vendosjes së partneriteteve në nivel lokal në pesë sfera të ndryshme:
• Përdorimi i teknologjive të reja për qeverisje më të mirë lokale,
• Arsim, të rinjtë dhe qytetërimi evropian,
• Kulturë dhe turizëm të qëndrueshëm dhe
• Politika ekonomike dhe prodhimi ushqimor.
Programi i bashkëpunimit të decentralizuar me 700 000 euro në vitet e kaluara ka qenë e financuar nga Ministria franceze e punëve të jashtme, ndërsa zbatohet nëpërmjet realizimit të projekteve konkrete të cilët janë të drejtuara drejt komunave.










