Fillimi | Lajme | Forume informative për projekte nga IPA programi për bashkëpunim ndërkufitar me Shqipërinë
Poll: Disejni i web faqes sonë?
Si ju pelqen disejni jone i web faqes?

Forume informative për projekte nga IPA programi për bashkëpunim ndërkufitar me Shqipërinë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Me organizim të Ministrisë së vetqeverisjes lokale, sot në Ohër mbahet Forumi informative për gjetje të partnerëve për projekte për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë,

në kuadër të thirrjes së dytë për projekt propozime. Projektet do të financohen nga fondet e IPA programit të Bashkimit Evropian për bashkëpunimin ndërkufitar.Seancat informative janë të hapura dhe mund të marrin pjesë të gjitha palët e interesuara.

Forume të tilla informative veçmë janë mbajtur në Shqipëri, në Elbasan dhe Korçë, ndërsa në të ardhmen do të organizohen edhe në Gostivar, Prilep dhe në Peshkopi, Shqipëri.Thirrja e dytë publik për projekte të bashkëpunimit ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Shqipërisë u publikua në 19 prill dhe do të jetë i hapur deri në 19 korrik 2010. Për këtë shpallje publike Bashkimi Evropian ka ndarë një total prej 3.525.000 euro, prej të cilave 2.200.000 euro janë të destinuara për Republikën e Maqedonisë dhe 1.325.000 euro për Shqipërinë.

Projekt propozimet duhet të adresohen në tre fusha: zhvillimi ekonomik, me theks ne promovimin e turizmit, zhvillim i qëndrueshëm i mjedisit jetësor - në veçanti mbrojtja, promovimi dhe menaxhimi i burimeve natyrore dhe ekosistemeve, si dhe kohezioni social dhe shkëmbimi kulturor.Për projekte nga dy sferat e para grantet arrijnë shumën minimum 50.000 dhe maksimum 200.000 euro. Një sferën e tretë, minimum 20.000 dhe maksimum 50.000 euro.Në kuadër të kësaj thirrje të dytë publike mund të konkurojnë komunat, OJQ-të dhe institucionet e nivelit lokal dhe rajonal, si dhe subjekteve të tjera.

line
image Ministri i vetëqeverisjes lokale Musa Xhaferri dhe zëvendës kryetari i rajonit francez të Normandisë së Poshtme z.Ture,
image Me organizim të projektit TAIEX, një instrument tjetër i BE, përfaqësues nga Ministria për vetqeverisje lokale qëndruan në Slloveni.
image Me organizim të Ministrisë së vetqeverisjes lokale, sot në Ohër mbahet Forumi informative për gjetje të partnerëve për projekte për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë,
image Ministri i vetqeverisjes lokale Musa Xhaferri dje mori pjesë në Konferencën regjionale për vetqeverisje lokale në Prishtinë, të organizuar nga Ministria për administrim të pushtetit lokal e Kosovës.
image Ministri i vetqeverisjes lokale Musa Xhaferri, në kuadër të konferencës “Demokracia dhe Decentralizimit” që u mbajt në St. Gallen Zvicër, nga Departamenti Federal për punë të jashtme
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë