Pjesëmarrje në konferencën regjionale në Prishtinë
Ministri i vetqeverisjes lokale Musa Xhaferri dje mori pjesë në Konferencën regjionale për vetqeverisje lokale në Prishtinë, të organizuar nga Ministria për administrim të pushtetit lokal e Kosovës.
Në Konferencë ministri Xhaferri shpalosi përvojat nga reformat në administratën lokale dhe procesin e decentralizimit në Republikën e Maqedonisë.“Fakti se decentralizimi është provokim i vazhdueshëm për politikanët, për sektorin civil, ekspertët dhe për komunitetin ndërkombëtar, tregon vet se ky proces kërkon të jetë vazhdimisht nën hulumtime, krahasime dhe i pasur me përvoja dhe ide të reja” tha ministri Xhaferri.
Duke biseduar për sfidat aktuale Xhaferri shtoi: “Tani do të thoja se jemi larg nga fillimi, por edhe larg nga fundi. Jemi në nji pozicion nga i cili nuk ka kthim prapa, por i cili për të hecur përpara kërkon ide, vullnet politik dhe përcjellje të parimeve tashmë të përcaktuara në bazë të Kartës Evropiane për vetqeverisje lokale, praktikës dhe përvojës evropiane.
“Pas 5 vite, gjatë të cilave komunat funksionojnë me numër të madh të kompetencave thelbësore, mund të konstatojmë se decentralizimi realizohet me sukses, por në përgjithsi ekziston nevoja për një impuls më të fortë për të inkurajuar zhvillimin, reduktimin e dispariteteve ndërmjet tyre dhe ndërmjet rajoneve të veçanta në vend, si dhe përfshirjen e tyre në rrymat evropiane” vlersoi ministri Xhaferri.
Qëllimi i konferencës është që të prezentojë modelet e decentralizimit të vendeve pjesëmarrëse, si dhe të shërbej si metodë për shkëmbim të përvojave dhe praktikave të mira nga vendet në rajon.Në Konferencë morën pjesë ministrat përgjegjës për vetqeverisjen lokale nha Maqedonia, Shqipëria, Çekia, Kroacia, Hungaria, Sllovenija, Mali i Zi dhe Turqia.
Ministria për vetqeverisje lokale










