Fillimi | Lajme | Ministri Xhaferri në konferencën “Demokracia dhe decentralizimi” në Zvicër
Poll: Disejni i web faqes sonë?
Si ju pelqen disejni jone i web faqes?

Ministri Xhaferri në konferencën “Demokracia dhe decentralizimi” në Zvicër

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Ministri i vetqeverisjes lokale Musa Xhaferri, në kuadër të konferencës “Demokracia dhe Decentralizimit” që u mbajt në St. Gallen Zvicër, nga Departamenti Federal për punë të jashtme

të Zvicrës, Këshilli i Evropës dhe Universiteti i St. Gallen, trajtoi përvojën e Republikës së Maqedonisë në temën "Decentralizimi në shoqëritë multietnike”. Ministri Xhaferri transmetoi eksperiencën dhe sfidat e Republikës së Maqedonisë në këtë proces.

Për më tepër konferenca trajtoi katër tema të rëndësishme të procesit të decentralizimit, dhe atë: decentralizimi në shoqëritë multietnike, referendumi në nivel lokal dhe regjional, principi i subsidiaritetit, si dhe burimet dhe menaxhimi i buxhetit. Principi i subsidiaritetit dhe pjesëmarrja e qytetarëve në krijimin e politikave lokale u theksuan si elemente kyqe për përparimin dhe zhvillimin e decentralizimit, me çka krijimi i masave adekuate, që nënkupton përforcimin e monitorimit  dhe implementimit të procesit të decentralizimit u theksuan si të rëndësishme për zhvillim adekuat. “Ne mund të shkëmbejmë pikëpamjet tona me njëri-tjetrin duke diskutuar për ta, por ne nuk mund të marrim një sistem dhe ta aplikojmë atë në një vend tjetër, sepse çdo situatë është e ndryshme” theksoi Karl-Heinz Lambert nga Belgjika.  

Në margjinat e konferencës ministri Xhaferri realizoi takime të shumta me politikanë dhe ekspertë të shteteve evropiane, si: Andreas Gross, eurodeputet në Parlamentin Evropian, Josef Keller, kryetar i kantonit të St.Gallen, Jozef Marko, drejtor i qendrës për studime të Evropës juglindore,  Irune Aquirrezabal nga delegacioni i Baskëve, Spanjë, me përfaqësues nga delegacioni i Gjeorgjisë, Ukrainës, Belgjikës me të cilët përveç që ndanë eksperiencat dhe perspektivat për rrugën e procesit të decentralizimit, u dakorduan për bashkëpunime të ndërsjellta në këtë fushë. 

Promovimi i dialogut konstruktiv dhe shkëmbimi i përvojave në zbatimin e decentralizimit në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës ishin qëllimet e konferencës, me të cilën bëri jehonë për rolin dhe rëndësinë e të gjithë subjekteve të përfshira në këtë proces.

Ministria për vetqeverisje lokale

line
image Ministri i vetëqeverisjes lokale Musa Xhaferri dhe zëvendës kryetari i rajonit francez të Normandisë së Poshtme z.Ture,
image Me organizim të projektit TAIEX, një instrument tjetër i BE, përfaqësues nga Ministria për vetqeverisje lokale qëndruan në Slloveni.
image Me organizim të Ministrisë së vetqeverisjes lokale, sot në Ohër mbahet Forumi informative për gjetje të partnerëve për projekte për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë,
image Ministri i vetqeverisjes lokale Musa Xhaferri dje mori pjesë në Konferencën regjionale për vetqeverisje lokale në Prishtinë, të organizuar nga Ministria për administrim të pushtetit lokal e Kosovës.
image Ministri i vetqeverisjes lokale Musa Xhaferri, në kuadër të konferencës “Demokracia dhe Decentralizimit” që u mbajt në St. Gallen Zvicër, nga Departamenti Federal për punë të jashtme
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë