Fillimi | Lajme | Komuna e Resnjës me potencial në bashkëpunimet ndërkufitare
Poll: Disejni i web faqes sonë?
Si ju pelqen disejni jone i web faqes?

Komuna e Resnjës me potencial në bashkëpunimet ndërkufitare

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Ministri i pushtetit lokal, Musa Xhaferрi së bashku me ambasadorin e Austrisë në Maqedoni, Alois Kraut vizituan dje komunën e Resnjës.

Qëllimi i vizitës është në kuadër të kampanjës “Shkojmë lokalisht”, për të afirmuar vlerat e Bashkimit Evropian dhe të shqyrtohen mundësitë që qeveria dhe Bashkimin Evropian ofrojnë për financimin e projekteve me interes për komunën dhe qytetarët.

Në këtë takim, kryetari i Resnjës, Mihaill Volkanovski shpalosi interesin dhe mundësitë për zhvillimin e komunës, dhe vuri në dukje kënaqësinë nga vizita e realizuar. “Interesi ynë jetësor si komunë është bashkëpunimi në nivel komunal me komunat e fqinjëve tanë – Greqinë dhe Shqipërinë, të jetë në nivelin më të lartë në sferat e mbrojtjes të resurseve natyrore  të cilat si fqinjë bashkarisht i ndajmë, kjo me qëllim të përparimit të bashkëpunimit kulturor, si dhe thellimin e bashkëpunimit në sferën e ekonomisë„ tha kryetari Volkanovski.

Ministri Xhaferri, foli për fondet për zhvillim rajonal dhe implementimi i tyre, veçanërisht për projektet për zhvillimi të fshatratve dhe zonave me nevojat të veçanta për zhvillimi. Për më tepër, ministri Xhaferri theksoi se për projekte serioze gjithmonë duhet të merren parasysh fondet e Bashkimit Evropian për bashkëpunim ndërkufitar. “Ministria e pushtetit lokal koordinon komponentën e dytë të fondeve të IPA programit të Bashkimit Evropian – komponentën për bashkëpunim ndërkufitar. Regjioni planifikues i Pellagonisë do të kyqet në

implementimin e Programit për bashkëpunim ndërkufitar me Greqinë. Por, rajoni juaj veçmë është kyqur edhe në programin për bashkëpunim ndërkufitar me Shqipërinë. Javën e kaluar u publikua thirrja e dytë publike për projekte për bashkëpunim ndërkufitar me Shqipërinë, e cila do të jetë e hapur gjatë tre muajve të ardhshëm, deri në 19 qershor 2010” tha ministri Xhaferri.
  

Ambasadori i Republikës së Austrisë Alois Kraut tha se ështe i kënaqur nga ftesa për të vizituar komunën e Resnjës për të shpalosur përvojat e vendit të tij dhe të flas për marrëdhëniet bilaterale me Maqedoninë. "Bashkimi Evropian ka tre principe themelore: lëvizja e lirë e njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve. Megjithatë, ndonjëherë për të mbrojtur njërën duhet të kufizohet tjetra. Solidariteti është gjithashtu një princip tjetër tjetër themelor, të cilin mund ta shihni edhe në rastin me Greqinë. Më vjen mirë që marrëdhëniet bilaterale me Maqedoninë janë mjaft pozitive, dhe kjo reflektohet në bashkpunimet bilaterale në sfera të ndryshme” tha ministri Kraut. Ai gjithashtu shtoi se Austria është ndër tre vendet e para që investojnë në Maqedoni, dhe do të vazhdojnë të mbështesin Maqedoninë më rrugën për tu anëtarsuar në BE.

line
image Ministri i vetëqeverisjes lokale Musa Xhaferri dhe zëvendës kryetari i rajonit francez të Normandisë së Poshtme z.Ture,
image Me organizim të projektit TAIEX, një instrument tjetër i BE, përfaqësues nga Ministria për vetqeverisje lokale qëndruan në Slloveni.
image Me organizim të Ministrisë së vetqeverisjes lokale, sot në Ohër mbahet Forumi informative për gjetje të partnerëve për projekte për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë,
image Ministri i vetqeverisjes lokale Musa Xhaferri dje mori pjesë në Konferencën regjionale për vetqeverisje lokale në Prishtinë, të organizuar nga Ministria për administrim të pushtetit lokal e Kosovës.
image Ministri i vetqeverisjes lokale Musa Xhaferri, në kuadër të konferencës “Demokracia dhe Decentralizimit” që u mbajt në St. Gallen Zvicër, nga Departamenti Federal për punë të jashtme
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë