Fillimi | Lajme | Ministri Xhaferri realizoi takim bilateral me ministrin Ferati
Poll: Disejni i web faqes sonë?
Si ju pelqen disejni jone i web faqes?

Ministri Xhaferri realizoi takim bilateral me ministrin Ferati

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Ministri për vetqeverisje lokale Musa Xhaferri realizoi takim bilateral në kabinetin me homologun nga Kosova, Sadri Ferati minstër i administrimit të pushtetit lokal.

Në këtë takim dy ministrat e pranishëm u dakorduan për inicimin e një memorandumi të përbashkët bilateral në mes dy ministrive që do të parasheh bashkëpunim në shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunim në fushën e pushtetit lokal, decentralizimit, zhvillimit regjional, bashkëpunimit ndërkomunal dhe bashkëpunimin ndërkufitar, me qëllim të shfrytëzimit të fondeve nga Bashkimi Evropian.

Në kuadër të menaxhimit me komponentën e dytë të IPA programit për bashkëpunim ndërkufitar, të dy ministrat shprehën kënaqësinë për rrumbullaksimin e draft dokumentit të programit operativ për bashkëpunim ndërkufitar mes dy vendeve.

Gjithashtu, u dakorduan që mjetet e IPA kompenentës së dytë për vitin 2010 të shfrytëzohen për hapjen e pikës kufitare Bellanovc-Stançiq, që do të mundësojë lëvizje të lirë të njerëzve dhe kapitalit duke inicuar kështu zhvillim ekonomik në atë regjion.

 

line
image Ministri i vetëqeverisjes lokale Musa Xhaferri dhe zëvendës kryetari i rajonit francez të Normandisë së Poshtme z.Ture,
image Me organizim të projektit TAIEX, një instrument tjetër i BE, përfaqësues nga Ministria për vetqeverisje lokale qëndruan në Slloveni.
image Me organizim të Ministrisë së vetqeverisjes lokale, sot në Ohër mbahet Forumi informative për gjetje të partnerëve për projekte për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë,
image Ministri i vetqeverisjes lokale Musa Xhaferri dje mori pjesë në Konferencën regjionale për vetqeverisje lokale në Prishtinë, të organizuar nga Ministria për administrim të pushtetit lokal e Kosovës.
image Ministri i vetqeverisjes lokale Musa Xhaferri, në kuadër të konferencës “Demokracia dhe Decentralizimit” që u mbajt në St. Gallen Zvicër, nga Departamenti Federal për punë të jashtme
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë