Fillimi | Lajme | U finalizua Programi për bashkëpunim ndërkufitar me Kosovën
Poll: Disejni i web faqes sonë?
Si ju pelqen disejni jone i web faqes?

U finalizua Programi për bashkëpunim ndërkufitar me Kosovën

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Ndërtimin e një kalimi të ri kufitar Bellanovc (Kumanovë) – Stançiq (Gjilan) në kufirin maqedono-kosovar me një fond prej 1,2 milion euro nga Bashkimi Evropian,

parasheh programi për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës. Sot në Shkup përmbajtjen e këtij programi po e finalizojnë grupet e udhëhequra nga ministrat për vetqeverisje lokale nga të dy vendet.

“Përgatitja e Programit është kusht për përgatitjen dhe implementimin e projekteve me finansim nga IPA programi i BE. Përkrah projektit strategjik për kalimin kufitar Bellanovc – Stançiq, vlera e projekteve të tjera të parapara për të cilat do të ketë publikim të thirrjeve publike është 1 milion e 80 mijë euro” informoi në konferencën për shtyp ministri për vetqeverisje lokale Musa Xhaferri, i cili me kolegun homolog nga kosova nënshkruan Memorandumin për pajtueshmëri për programin për bashkëpunim ndërkufitar.

Ministri Ferati vlersoi se programi është marrëveshje historike, duke marrë parasysh se është marrëveshje e parë e këtij lloji mes dy vendeve.
“Dëshirojmë që bashkëpunimi dhe projektet në interes të qytetarëve të të dy shteteve të realizohen dhe implementohen sa më shpejt. Edhe pse është projekti i parë ne duhet të mundësojmë kushte që sa më shpejt të fitojmë mjete financiare nga IPA fondet për implementim të sa më shumë projekteve” tha minstri Ferati. Gjithashtu theksoi se qytetarët e Gjilanit dhe Kumanovës mund të presin finalizim të këtij projektit deri në fund të vitit.

Qëllimi i Programit për bashkëpunim ndërkufitar, që përfshin tre komponente, është që të nxis bashkëpunim mes njerëzve, komunave, institucioneve dhe organizatave në rajonet kufitare për avansim të zhvillimit ekonomik, ambientit jetësor dhe kohezionit social.

Komponenta e parë ka të bëjë me zhvillimin ekonomik, si dhe brendimin dhe qasjen më të mirë të tregjeve tradicionale për prodhimet ushqimore dhe artizanale. Komponenta e dyte i kushton vëmendje mbrojtjes të ambientit jetësor dhe përfshin aktivitete për ngritjen e një parku kombëtar në malin e Sharrit  nga ana e Maqedonisë dhe përforcim në menaxhimin e parkut nacional të malit Sharr nga ana e Kosovës. Komponenta e tretë për kohezion social, përfshin aktivitete të cilat do të lehtësojë dhe rrisin bashkëpunimin midis institucioneve, organizatave joqeveritare dhe komuniteteve lokale.

Në bashkëpunimin ndërkufitar me Republikën e Kosovës nga pala e Maqedonisë do të përfshihen 32 komuna nga tri rajonet planifikuese – rajoni i Shkupit, i Pollogut dhe Veri-lindor, si dhe qyteti  i Shkupit.Pasi Programi të miratohet nga qeveritë e të dy shteteve, ai duhet të aprovohet nga Brukseli, me çka do të përfundojë me nënshkrimin e një marrëveshje financiare.

line
image Ministri i vetëqeverisjes lokale Musa Xhaferri dhe zëvendës kryetari i rajonit francez të Normandisë së Poshtme z.Ture,
image Me organizim të projektit TAIEX, një instrument tjetër i BE, përfaqësues nga Ministria për vetqeverisje lokale qëndruan në Slloveni.
image Me organizim të Ministrisë së vetqeverisjes lokale, sot në Ohër mbahet Forumi informative për gjetje të partnerëve për projekte për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë,
image Ministri i vetqeverisjes lokale Musa Xhaferri dje mori pjesë në Konferencën regjionale për vetqeverisje lokale në Prishtinë, të organizuar nga Ministria për administrim të pushtetit lokal e Kosovës.
image Ministri i vetqeverisjes lokale Musa Xhaferri, në kuadër të konferencës “Demokracia dhe Decentralizimit” që u mbajt në St. Gallen Zvicër, nga Departamenti Federal për punë të jashtme
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë