Komuna e Çashkës ka potencial për t`u zhvilluar
Ministri i pushtetit lokal, Musa Xhaferi së bashku me zëvendës ambasadorin e Sllovakisë Robert Kirnag dhe këshilltarin shtetëror në Sekretariatin për çështje evropiane, Ljupka Siljanoska vizituan komunën e Çashkës.
Qëllimi i vizitës është në kuadër të kampanjës “Shkojmë lokalisht”, për të afirmuar vlerat e Bashkimit Evropian dhe të shqyrtohen mundësitë që qeveria dhe Bashkimin Evropian ofrojnë për financimin e projekteve me interes për komunën dhe qytetarët.
Në këtë takim, kryetari i Çashkës, Goranço Panovski shpalosi nevojat dhe mundësitë e komunës, dhe vuri në dukje kënaqësinë nga vizita e realizuar. Gjithashtu, kryetari Panovski vuri në dukje dhe prioritet problemet e infrastrukturës me të cilat përballen çdo ditë qytetarët komunës. Ai deklaroi shpresën se nëpërmjet takimeve të tilla mund të ngrihet zër e tij për të adresuar nevojat e qytetarëve të kësaj komune.
Ministri Xhaferri, në këtë tribune foli për fondet për zhvillimin rajonal, veçanërisht projektet për zhvillimi të fshatratve dhe zonave me nevojat të veçanta për zhvillimi, duke referuar kështu edhe mundësitë e turizmit alterantiv dhe zhvillimin rural nëpërmjet programit IPARD."Të gjitha argumentet tregojnë se perspektiva e juaj është turizmni alternative dhe bujqësia, e cila është degë kryesuese dhe burim kryesor i jetesës për shumicën e banorëve të komunës," tha ministri i Xhaferrit.
Për më tepër, ministri Xhaferri theksoi se projektet serioze gjithmonë duhet të merren parasysh fondet e Bashkimit Evropian, edhe pse procedura për shfrytëzimin e tyre është e përcaktuar saktësisht. Ministria e pushtetit lokal koordinon komponentën e dytë të fondeve IPA të Bashkimit Evropian për bashkëpunimin ndërkufitar, dhe rajoni planifikues i Vardarit mund të kyqet në implementimin e programit për bashkëpunim ndërkufitar me Greqinë.
Zëvendës ambasadori i Republikës Sllovake Robert Kirnag tha se ështe i kënaqur nga ftesa për të vizituar komunën e Çashkësm, ku shpalosi përvojat e vendit të tij. "Më herët fliteshte se Sllovakia është vrima e zezë në zemër të Evropës. Por sot Sllovakia është anëtare e BE dhe NATO. Maqedonia është në rrugën e saj për t'u bashkuar me BE-në dhe institucionet e tjera ndërkombëtare, dhe unë besoj se shumë shpejt do ta realizojë atë. Interesi i komunës së Çashkës është për të vendosur dhe realizuar komunikim dhe bashkëpunim me ambasadën e Sllovakisë, dhe ne e mbështesim plotësisht atë për të krijuar bashkëpunim me komuna ose rajone të Sllovakisë." tha Kirnag.










