U publikua thirrja e dytë publike për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë
“Thirrja e dytë publike për projekte për bashkëpunim ndërkufitar të Republikës së Maqedonisë me Republikën e Shqipërisë do të jetë i hapur deri ne 19 qershor 2010.
Projektet do të financohen me mjete nga IPA programi i Bashkimit Evropian” deklaroi sot në konferencën për shtyp ministri për vetqeverisje lokale, Musa Xhaferri.“Ministria për vetqeverisje lokale është mjaft e kënaqur me dinamikën e këtij procesi, ku për më pak se një vit janë publikuar 3 thirrje publike – 2 me Shqipërinë dhe 1 me Bullgarinë.
Qëllimi është që të vendosim në funksion të gjitha instrumentet dhe mundësitë që maksimalisht t`i shfrytëzojmë fondet që Bashkimi Evropian po na i ofron përmes IPA programit për bashkëpunim ndërkufitar. Bashkëpunim, zhvillim dhe më shumë mundësi për të gjithë. Ky është mesazhi që po ua dërgoj të gjithë bartësve potencial të projekteve. Iu bëj thirrje që të aplikojnë dhe të jenë pjesë e ardhmes evropiane të vendit të tyre” theksoi ministri Xhaferri në konferencën për shtyp.
Shuma totale e fondeve të Bashkimit Evropian është 3 milion e 525 mijë euro, nga të cilat 2 milion e 200 mijë janë të destinuara për Republikën e Maqedonisë dhe 1 milion e 325 miijë për Republikën e Shqipërisë.
Projekt propozimet duhet të prekin tema nga 3 fusha:
1. Zhvillim ekonomik me theks në promovimin e turizmit
2. Zhvillim i qëndrueshëm i mjedisit, konkretisht – mbrojtje, zhvillim dhe menaxhim të pasurive natyrore dhe ekosistemeve, dhe
3. Kohezion social dhe shkëmbim kulturor, e cila kryesisht nënkupton përfshirje dhe bashkëpunim me shoqatat civile, shkolla, institute, etj
Për projektet nga dy sferat e para, grantet do të jenë minimum nga 50.000 deri në 200 000 euro maksimum. Për projektet nga sfera e tretë minimum nga 20.000 deri në 50 000 euro maksimum.
Për këto fonde mund të aplikojnë jo vetëm komunat por edhe organizatat jofitimprurëse dhe institucione në nivel lokal dhe rajonal, si dhe subjekte të tjera.
Thirrja e parë publike u publikua në qershor të vitit të kaluar, me çka, sipas procedurave të Bashkimi Evropian pritet që kontratat për projektet fituese do të nënshkruhen në fund të gjashtëmujorit, në qershor.
Ministria për vetqeverisje lokale










