Poll: Disejni i web faqes sonë?
Si ju pelqen disejni jone i web faqes?

UNDP shpall thirrje për parashtrim të fletëparaqitjeve për grante, si pjesë e Programit

“Bashkëpunimi ndërkomunal për ofrim më të mirë të shërbimeve dhe aderim në UE”

Për nevojat e Programit “Bashkëpunimi ndërkomunal për ofrim më të mirë të shërbimeve dhe aderim në UE”, zyra e Programit për zhvillim të Kombeve të bashkuara shpall grante për Bashkëpunim ndërkomunal “Ndihmë teknike për replikim” (NTR).

Programi ka për qëllim të kontribuojë drejt zhvillimit të bashkëpunimit ndërkomunal (BNK) në vend si përkrahje të njërit prej qëllimeve kryesorë të decentralizimit, e kjo është ofrimi efikas i shërbimeve publike lehtë të arritshme dhe kualitative për qytetarët dhe ti sigurojë kapacitete të nevojshme institucionale dhe profesionale. Programi bën përpjekje që të vendos sistem efektiv i cili do e përkrahë bashkëpunimin ndërkomunal, i cili do të miratohet dhe zgjerohet nga ana e Qeverisë përmes politikave dhe resurseve vetanake.

Me qëllim që të përkrahet procesi i replikimit të praktikave ekzistuese, UNDP, në bashkëpunim me Ministrinë për vetëqeverisje lokale të RM dhe BNjVL, fillon me implementimin e granteve për ndihmë teknike për bashkëpunim ndërkomunal, me qëllim që të japë përkrahje kryesisht komunave të vogla dhe rurale, por edhe komunave tjera të cilat kan nevoja specifike zhvillimore. 
Grant skema për bashkëpunim ndërkomunal do të japë përkrahje komunave në vendosjen dhe funksionimin e bashkëpunimit ndërkomunal në fushat në vijim:

 - Menaxhim financiar dhe revizion të brendshëm
 - Mbledhje të tatimeve
 - Planifikim urbanistik 
 - Inspeksion
 - Zhvillim ekonomik

Kohëzgjatja e një projekti në kuadër të këtij granti është minimum 6 (gjashtë) dhe maksimum 12 (dymbëdhjetë) muaj. Gjithsej shuma për këtë thirrje kap vlerën prej 100.000 €. Komunat mund të paraqesin fletëparaqitje për grante projekte për BNK me vlerë nga 10.000 deri 20.000 €. Shuma shprehet në denarë MK dhe komunave të suksesshme do të ju transferohet në tre kiste.
Komunat të cilat shprehin dëshirë për të parashtruar fletëparaqitje për grant për NTR, mund të furnizohen me udhëzimet operative për parashtruesit e propozim projekteve së bashku me fletëparaqitjen në adresën në vijim: 

UNDP zyra e programore BNK
Nikola Vapcarov, 2/4, kat 4, 1000, Shkup

Ose të njëjtat ti marrin në veb faqet në vijim:

www.imc.org.mk
www.undp.org.mk
www.mls.gov.mk
www.zels.org.mk

Fletëparaqitjet duhet të pranohen në dorë, përmes postës, ose korrierit në adresën e shënuar më poshtë (parashtruesit do ti jepet vërtetim i nënshkruar dhe me datë të pranimit të fletëparaqitjes):

UNDP zyra e programore BNK
Nikola Vapcarov, 2/4, kat 4, 1000, Shkup

Fletëparaqitjet pranohen më së voni deri më 16 tetor 2009 në ora 17:00. Asnjë aplikacion nuk do të pranohet pas skadimit të afatit. Parashtruesit e suksesshëm do të lajmërohen më së voni deri me 2 nëntorë 2009. Gjithashtu, do të mbahet edhe trajnim për përgatitje të fletëparaqitjes për këtë thirrje nga 10-12 dhe nga 16-18 shtatorë të vitit 2009, për çka komunat dë të informohen dhe ftohen drejtpërdrejtë. 


Dokumentet oficiale për parashtrim të fletëparaqitjes në gjuhën angleze:

Application form for inter-municipal cooperation grant scheme

Operational Guidelines for Applicants for inter-municipal cooperation grant scheme

Përkthimi i dokumenteve në maqedonisht:

Пријава за грантови за Меѓуопштинска соработка

Оперативни насоки за подносители на предлог проекти за меѓуопштинска соработка

Përkthimi i dokumenteve në shqip:

Fletëparaqitje për grante për bashkëpunim ndërkomunal

Udhëzime operative për parashtruesit e propozim projekteve për bashkëpunim ndërkomunal

Poll: Disejni i web faqes sonë?
Si ju pelqen disejni jone i web faqes?