Me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian, në kuadër të Programit për bashkëpunim ndërkufitarë, bashkërisht janë realizuar 59 projekte që kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetesës në rajonin ndërkufitarë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Ministri i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski, së bashku me përfaqësuesit e delegacioneve të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut dhe të Shqipërisë, Samuel Zbogar dhe Luigi Soreka si dhe përfaqësuesja nga Ministria për Evropë dhe punët e jashtme të Shqipërisë, sot në Ohër hapën manifestimin "Krijimi i ardhmërisë së përbashkët ".

Në Konferencë dhe në ekspozitën për projektet u prezantuan 9 projektet e fundit të cilat janë realizuar në rajonin ndërkufitar, ndërsa janë financuar nga Programi për bashkëpunim ndërkufitar IPA midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Ministri i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski tha se fjala është për 2 projekte për nxitjen e zhvillimit të turizmit, 2 për mbrojtjen e mjedisit jetësorë dhe 5 projekte për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me vlerë të përgjithshme prej 2,865,000 euro.

Me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, në kuadër të IPA Programit për bashkëpunim ndërkufitarë, nga viti 2009 e deri tani bashkërisht kemi realizuar 59 projekte që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës në rajonin ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Përmes projekteve të përbashkëta në frymën e vlerave evropiane, mësojnë se si të zgjidhim problemet së bashku. Përmirësojmë marrëdhëniet e mira fqinjësore, përmirësojmë kushtet ekonomike dhe sociale të jetesës, krijojmë mjedis të favorshëm për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit dhe perspektivë më të mirë për qytetarët në të dy anët e kufirit, tha ministri i vetëqeverisjes lokale Milevski.

Në kuadër të manifestimit të organizuar për promovimin e rezultateve për 9 projektet e miratuara për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ministri Milevski së bashku me kryetarin e qytetit të Ohrit, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesja nga Ministria për punët e jashtme të Shqipërisë hapën Qendrën për shpëtim në Ohër, të pajisur dhe vendosur në kuadër të projektit IPA "Rrethi i Ohrit, destinacion i sigurt për turizmin aventuror", në vlerë prej 415 000 euro.