Me ftesë të organizatës qytetare "Sumnal" nga Shkupi, zëvendësministri Dejan Pavleski mori pjesë në debatin "Efektet e pjesëmarrjes së qytetarëve në vetëqeverisjen lokale".

Në debatin qe theksuar rëndësia e bashkëpunimit të autoriteteve lokale me sektorin civil dhe drejtpërdrejt me qytetarët, si mënyrë për të informuar por edhe pjesëmarrja e tyre në krijimin e politikave lokale.

Zëvendësministri Pavleski foli për sistemin e vetëqeverisjes lokale, parimet e decentralizimit, kompetencat e vetëqeverisjes lokale, mundësitë për përfshirjen e qytetarëve në hartimin e politikave dhe vendimmarrjen.

- Qeveria nëpërmjet Strategjisë për Romët dhe përmes zbatimit të planeve lokale të veprimit po punon me zell për të zgjidhur problemet e hidhëta të komunitetit rom. Angazhimi i qeverisë për ndërtimin e një shoqërie për të gjithë ka për synim të krijojë mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike apo fetare, tha zëvendësministri Pavleski.

Organizata e shoqërisë civile Sumnal 15 vjet punon për të përmirësuar cilësinë e jetës së komunitetit rom duke zbatuar programe për mbështetje për të rritur, si dhe për fëmijë të moshës parashkollore dhe shkollore.