Мinistri Fazliu në Konferencë në Kosovë
Hits : 968

Me  rastin e 10 vjetorit të miratimit të rregullativës për pushtetin lokal, njëherësh jubileut të themelimit të institutit kosovar për qeverisje lokale, ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu do të merr pjesë në Konferencën jubilare të qeverisjes lokale me titull  10 vite pas decentralizimit dhe konstituimit të qeverisjes Lokale  sfidat e një dekade, rrugëtimi në dekadën e dytë. 

Në pjesën solemne të Konferencës do të flasin kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, Ministri për vetëqeverisje lokale në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Suhejl Fazliu, ministra dhe përfaqësues të ministrive të linjës, kryetarë të komunave të Kosovës dhe rajonit, përfaqësues diplomatikë, liderë dhe përfaqësues të lartë rajonalë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe donatorë.

Ministri Fazliu pritet të flasë për procesin e decentralizimit, zhvillimin rajonal dhe IPA fondet si dhe bashkëpunimi institucional ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës.

Lokacioni:  Prishtinë