Në takim u diskutua për kompetencat ligjore të inspektoratit, projektet në ecuri, numrin e mbikëqyrjeve inspektuese, si dhe përpjekjet dhe vizionin e Inspektoratit për punë të mëtutjeshme.

Nevojitet  qasje e koordinuar për  përmirësimin  dhe përforcimin e punës  së Inspektoratit, aktivitet më të madh dhe përmirësim të kushteve të punës për funksionimin sa më të mirë të Inspektoratit.

Ministri dhe drejtori ranë dakord për bashkëpunim të mëtejshëm. Gjithashtu u angazhuan për takime të rregullta koordinuese ndërmjet Ministrisë së vetëqeverisjes Lokale dhe Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale.