Trajkovski na mësoi që në vend të dallimeve duhet të flasim për ngjashmëritë, të mësojnë nga njëri-tjetri, për të mësuar më shumë rreth nesh, për tjetrin afër nesh

 Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu dhe zëvendësministri i kulturës Vladimir Lazovski, udhëtuan për Rotmile, Bosnjë dhe Hercegovinë për të shënuar 15 vjetorin e vdekjes së presidentit Boris Trajkovski.

Me këtë rast, ministri Fazliu kishte fjalimin e tij, të cilin ua përcjellim në tërësi.

"Plot 15 vjet vim këtu në lokacionin Rotmile, Bosnjë dhe Hercegovinë si përfaqësues të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të nderuar presidentin e ndjerë Boris Trajkovski.

Në ngjarjen tragjike 25 shkurt 2004 pos presidenti Trajkovski – Maqedonia humbi edhe 8 qytetarë tanë të cilëve sot ju japim nderime:

- Marko Markovski

- Branko Ivanovski

- Boris Velinov

- Risto Blazevski

- Dimka Ilkova Boshkoviq

- Mile Krstevski

- Anita Krishan Lozanoska

- Ace Bozhinovski

Pushoni në paqe dhe lavdi të përjetshme.

President Trajkovski, Republika e Maqedonisë së Veriut e juaja dhe e jona tashmë është pjesë e Aleancës së NATO-s.

Krenar jam që së bashku me gjeneratën time arritëm ta realizojmë edhe idealin tuaj për një vend stabil, të sigurt dhe të begatshëm që kujdeset për qytetarët e saj në mënyrë të barabartë pa dallim me çfarë shkronja përfundon mbiemri i tyre -me ski, Ramadani, Gjorgjievic, Asimov apo ndonjë tjetër.

Sot jemi këtu për të nderuar një person të madh në historinë maqedonase.

Boris Trajkovski, si president i shtetit, vendosi njohuri të reja se si duhet të veproj një kryetar shteti.

Modest, i ndershëm dhe shpesh emocionues qe paraqitja e tij kur bëhej fjalë për interesat e shtetit.

Për të diheshte se ai ishte njeri i popullit dhe njeri për popullin.

Nga këndvështrimi i sotëm, duhet të jemi mirënjohës për shumë gjëra.

Ai dinte të vendoste interesat shtetërore përpara interesave të tij partiake.

Për të, Republika e Maqedonisë së Veriut ishte mbi të gjitha.

Dinte se si të balanconte politikat, keqkuptimet e brendshme dhe faktorët e jashtëm.

Pikërisht politika e tij diplomatike, qëllimi i tij i sinqertë, që çoi në nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Është një hap i madh që tregoi qëndrim të sinqertë shtetërorë, vendim pas së cilit qëndroi.

Ashtu si sot, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut qëndron pas vendimit historik me marrëveshjen me Republikën e Greqisë për të zgjidhur mosmarrëveshjen për emrin.

Hapa të mëdha, vendime të mëdha shtetërore, por mbi të gjitha për interesin e qytetarëve, për interesin e së ardhmes së tyre.

Falë guximit tuaj dhe vizion në momentet e krizës më të madhe të sigurisë për vendin tonë kur treguat qëndrime pro-perëndimore dhe vlera demokratike deri atëherë të papara për politikanët e Ballkanit arrite ti kapërcejsh barrierat kombëtare dhe të jesh bartës i paqes duke mbyllur konfliktin ushtarak me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit.

Liderizmi juaj i shprehur në Marrëveshjen kornizë i përcaktoi themelet që sot qeveria ime në të cilën unë jam ministër quhet “Një shoqëri për të gjithë”.

Jam i bindur president se pikërisht TI do të jesh krenar për pozitën që e ka shteti jonë në rajon, në Evropë dhe në botë.

Në rajon e vazhduam atë që e filluam me ju: ndërtojmë ura, hapim kufij, me Bashkimin Evropian së shpejti do fillojmë negociatat për anëtarësim të plotë.

Miqësia juaj personal me Presidentin e atëhershëm të Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush Junior. - e forcuam me gjithë administratën në Uashington, dhe javën e kaluar, kryeministri Zoran Zaev, pranoi letër personale për mbështetje për politikat qeveritare nga presidentit aktual amerikan, Donald Trump.

Do të doja të shtoja se mënyra e tij e politik- bërjes, menaxhimi i suksesshëm me faktorin ndërkombëtar, ka penguar një konflikt më të madh në vend.

Ai e dinte se çdo vendim i madh do të thoshte humbje të pikave politike, por në fund të ditës ishte e rëndësishme se çfarë të ardhme po krijojmë për fëmijët tanë.

Koncepti i shoqërisë multietnike është një koncept që duhet të veprojë në një epokë të globalizimit, ku kufijtë janë ngadalë duke u zhdukur, ndërsa kombet por afrohen.

Trajkovski na mësoi që në vend të dallimeve duhet të flasim për ngjashmëri, të mësojnë nga njëri-tjetri, për të mësuar më shumë rreth nesh,për tjetrin afër nesh .

Në frymën e vizionit tuaj për të krijuar një shoqëri të qytetarëve të barabartë, por jo bashkësi dominante etnike, e arritur si e drejtë e civilizimit, si e drejtë e të gjithë qytetarëve për të përdorur dhe për të komunikuar në gjuhën e tyre amtare.

Edhe pse jam shqiptar etnik, sot mund të them me krenari se gjuha maqedonase është po aq edhe e imja. Identiteti kombëtar i maqedonasve nuk është më i diskutueshëm.

Ne, gjeneratat e re kemi shumë për të mësuar nga politikanë të tillë të mëdhenj.

Si të vëmë interesat e mira dhe të mëdha për vendin para çdo loje politike para çdo dyshimi se diçka do të jetë e gabuar, sepse kur ju zgjidhni kohën e duhur, çdo gjë është ashtu siç duhet të jetë.

Trajkovski na kishte mësuar se çdo gjë është e mundur, që të besojnë se me qëllime të sinqerta arrihet shumë, se si të korim sukses në qëllimet tona.

Tani neve na mbetet për të përmbushur premtimin tonë, për të qenë një version më i mirë për të mirën e shtetit.

15 vjet kanë kaluar që nga ajo ditë kur e humbëm presidentin tonë, por këto 15 vjet kanë lënë një shenjë të madhe në historinë e Maqedonisë dhe më e rëndësishmja la vulë e një njeriu të madh, të cilin të gjithë e admirojmë dhe nga veprimet e të cilit ne të gjithë mësojmë.

Falënderojmë për gjithçka që ai ka bërë për vendin tonë.

Presidenti Trajkovski vdiq në këtë vend në territorin e shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës, për këtë shkak shfrytëzoj këtë rast që në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të përshëndes udhëheqjen dhe qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të u uroj afrim me njëri-tjetrin dhe një gjuhë të përbashkët për zgjidhjen e keqkuptimeve, siç kemi gjetur ne në Maqedoninë Veriore, të shikojmë përpara dhe të mos kthehemi në të kaluarën. Erdhi koha në Ballkan që të gjithë kombet së bashku ti themi boll ndarjeve   etnike, fetar dhe çdo dallimi tjetër. Për paqen në botë janë duke luftuar ata të cilët janë të pasur në zemër dhe besojnë në Perëndinë dhe në të ardhmen e ndritshme të njerëzimit, ndërsa kundërshtarët e paqes gjithmonë do të shkojnë prapa luftëtarëve për paqe si një hije e zezë për të penguar procesin, por hija do të mbetet gjithmonë hije ."