Në Konferencën Rajonale në Shkup, me mbështetje të BE-së, u prezantuan përvojat e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve lokale dhe sektorit civil të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Konferenca u hap nga Ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu: E përshëndes bashkëpunimin në të gjitha nivelet në zgjidhjen e sfidave. Jemi më të fortë kur ndihmojmë njëri-tjetrin në rrugën e anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian

Pesë komuna në Maqedoni, Kumanova, Kavadari, Gostivari, Strumica dhe Resnja do të marrin grante prej 120.000 euro për përmirësimin e shërbimeve sociale, në veçanti për grupet e rrezikuara dhe të margjinalizuara, në bashkëpunim me shoqërinë civile.

Fondet sigurohen nga Bashkimi Evropian, në kuadër të një projekti rajonal që implementohet në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi, Shqipëri, Kosovë dhe Republikën e Maqedonisë.

Ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu sot në Shkup e hapi konferencën rajonale dy-ditore mbi bashkëpunimin e autoriteteve lokale dhe shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, në të cilën u prezantuan praktikat më të mira nga zbatimi i projektit.

- Qeveria e Republikës së Maqedonisë zhvillon politikë bashkëpunimi me fqinjët e saj dhe me vendet e rajonit. Qytetarët e vendeve, përfaqësuesit e të cilëve marrin pjesë në këtë Konferencë duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Të jetojnë në shoqëri demokratike, me perspektivë zhvillimi, me edukim të mirë, shëndet, ndarje vlerash të përbashkëta, të ndërtojnë ura me fqinjët e tyre, me qytetarët e Evropës. Këtë e duan qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Prandaj, e përshëndes bashkëpunimin në të gjitha nivelet në zgjidhjen e sfidave. Ne jemi më të fortë kur ndihmojmë njëri-tjetrin në rrugën e anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian, tha ministri Fazliu. Ai vuri në dukje se në një shoqëri moderne, nuk ka pothuajse asnjë çështje që nuk u drejtohet autoriteteve dhe sektorit civil.

- Qeverisja e mirë është kusht për zgjidhjen e çështjeve të qytetarëve, sepse kjo nënkupton menaxhim të hapur, transparent, menaxhim ekonomik dhe efikas të çështjeve publike.

Përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Lislot Isakson vuri në dukje se autoritetet lokale duhet të bëhen më të vetëdijshëm për  resurset me të cilët disponon sektori civil, ndërsa shoqëria civile duhet të jetë më e gatshme për zbatimin e projekteve, të jenë në gjendje për të punuar së bashku dhe për të përmirësuar shërbimet në komuna.

Zëvendësi i Përfaqësuesit të Përhershëm të PNUD-së, Narine Sahikjan theksoi se komunat kanë sfida të mëdha edhe në sigurimin e kujdesit për grupet e margjinalizuara. Në kuadër të këtij projekti, tha ajo, janë përfshirë 50 komuna të rajonit të cilat me mbështetje financiare të BE-së dhe në bashkëpunim me shoqërinë civile do të jetë në gjendje të ofrojnë shërbime plotësuese sociale për 40.000 qytetarë që më së shumti kanë nevojë .