Sot zëvendësministri Dejan Pavleski mori pjesë në ceremoninë e fillimit të rindërtimit të rrugës Partizanska në Makedonski Brod si dhe ndërtimin e rrugës lokale në fshatin Kosovë. Projekti i parë financohet nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, programi për zhvillimin e balancuar rajonal ndërsa i dyti me fonde nga Banka Botërore.

Në evenimentin e organizuar me rastin e ditës së komunës, zëvendësministri Pavleski qytetarëve të Makedonski Brod ua uroi festën dhe u dëshiroi begati dhe një zgjedhje më të mirë jetësore.

Pavleski vuri në dukje se Qeveria e Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 ka dyfishuar fondet për zhvillim të barabartë rajonal për 4.5 milionë euro, këtë vit në komunën e Makedonski Brod do të financohen projekte edhe në 6 fshatra, 4 rrugë të reja lokale në fshatrat Ramne , Dolno Botushje dhe në Breznicë, si dhe 2 ujësjellës, në fshatrat Creshnevë dhe Slansko.

Zëvendësministri Dejan Pavleski theksoi mundësitë që komunat të zbatojnë projekte me fonde nga Bashkimi Evropian.

- Për realizimin e 6 Programeve për bashkëpunim ndërkufitarë të koordinuara nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale,deri më 2020 nga ana e Bashkimit Evropian janë vënë në dispozicion 100 milionë euro.I inkurajoj autoritetet e reja lokale që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të zbatojnë projektet e tyre. Për Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokal është veçanërisht e rëndësishme kjo mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, sepse mundëson realizimin e prioriteteve të rëndësishme në komunat,siç janë renovimin e shkollave, ndërtimin e kopshteve, sigurim të efikasitetit energjetik në ndërtesat publike,mbrojte të mjedisit jetësor, inkurajim i konkurrencës, pa u shpenzuar fondet buxhetore nga qytetarët. Është e nevojshme bashkëfinancimi në masën prej 15 për qind që i siguron Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.