Decentralizimi  në Republikën e Maqedonisë: Riafirmimi i procesit të decentralizimit dhe kthimi kah nevojat reale të qytetarëve përmes financimit të 98 projekteve të reja për zhvillimin e rajoneve planifikuese, fshatra dhe zonat me nevoja të veçanta zhvillimore 

Zëvendësministri i vetëqeverisjes lokal Dejan Pavleski mori pjesë në Forumin "Decentralizimi në Republikën e Maqedonisë '',që në organizim të sektorit qytetar  u mbajt në Veles.

Në Forumin Pavleski vuri në dukje se qeveria lokale është një nga segmentet më të rëndësishme të shoqërisë që ka ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve, zhvillimin ekonomik dhe social  dhe krijimin e një ambienti për të përmirësuar standardin e jetesës dhe zhvillimit lokal demokratik që drejtpërsëdrejti reflektohet në proceset demokratike në vend.

-Riafirmimi procesit të decentralizimit dhe kthimi kah nevojat reale të qytetarëve. Nëpërmjet  Ministrisë së Vetëqeverisë Lokale realizohen 4.5 milion për të financuar 98 projekte për zhvillim të plan rajoneve,për zhvillimin e fshatrave dhe zonave me nevoja specifike zhvillimore. Tendenca është rritja e këtyre fondeve për çdo vit. Projektet e financuara nga Programi për zhvillim rajonal ndahen sipas nivelit të zhvillimit dhe janë  me prioritet nga ana e komunave dhe të rajoneve planifikuese, në konsultim me qytetarët. Kjo është vlera e shtuar e këtij programi, tha zëvendësministri Pavleski.

Forumi u ndoq nga kryetarët e komunave dhe përfaqësuesve të organizatave qytetare që  ngritën çështjet  si deri në  qeveri më efektive, gjithëpërfshirës dhe transparent dhe zhvillim të barabartë rajonal.