Me ftesë të kryetarit të komunës së Negotinës,Toni Delkov,zëvendësministri i vetëqeverisjes lokale Dejan Pavleski ndoqi manifestimin "Dita e vranecit" ku u shijua një nga verërat më autoktone  maqedonase "Vranec". Manifestimi u ndoq nga një numër i madh i vizitorëve nga komuna dhe mysafir të ftuar nga vendi dhe të jashtëm,ndër të cilët ishte edhe zëvendësministri i bujqësisë Blage Cvetkoviq, mysafir nga qytetet simotra Nagjkata-Hungaria dhe Popovo Bullgaria,pronar të kantinave të verës, përfaqësues të Fakultetit të Turizmit nga Gjevgjelia. Në manifestimin Dita e vranecit u prezantuan verërat nga prodhuesit individualë dhe në pjesën e dytë, Master klasa për verën "Vranac" morën pjesë kantinat e verës nga Negotina dhe rajoni .

Këto manifestime,tha zëvendësministri Pavleski,janë mundësi të mëdha për shfrytëzimin e kapaciteteve lokale dhe rajonale dhe resurse natyrore për zhvillim të përshpejtuar ekonomik lokal si dhe rritjen e aftësisë konkurruese në tregjet rajonale dhe globale.