Me themelimin e  Komitetit Drejtues të projektit për Promovimin e shërbimeve komunale dhe praktikisht ka filluar zbatimi i saj  dhe do të zgjasë 30 muaj. Projekti me vlerë 2.3 milionë euro është financuar nga Bashkimi Evropian,udhëheqës i projektit është Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Ministria e Financave dhe e njëjta do të zbatohet nga UNDP-ja.

Zëvendësministri i vetëqeverisjes lokale, Dejan Pavleski theksoi rëndësinë e këtij projekti për  konsolidimin e sistemit të qeverisjes lokale dhe sigurimin e kushteve për funksionimin më të mirë të komunave. Ai vuri në dukje se Ministria e Vetëqeverisjes lokale punon në realizimin e  Programit të Qeverisë në lidhje me qeverisjen lokale, dhe ky projekt duhet të ndihmojë për të krijuar një sistem për monitorimin e funksionimit të komunave, si dhe për të përmirësuar sistemin e financimit.

Në kuadër të projektit do të punohet edhe në përmirësimin e kapaciteteve të komunave për të mbledhur taksat lokale,si dhe menaxhimin transparent të financave publike. Projekti do të ofrojë udhëzime për financim të qëndrueshëm për komunat,bazuar në analizën krahasuese të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Do të financohen projekte në 30 komuna në vlerë prej 26 000 euro për komunë,si dhe projekte për Rrjetat për zhvillim gjithëpërfshirës,​​në vlerë të veçantë 30.000 euro. Gjithashtu në kuadër të projektit 30 komuna do të mbështetet në përgatitjen e planeve lokale për zhvillim gjithëpërfshirës.

Projekti ka tre komponentë-mbikëqyrës  të ofrimit të kompetencave tashmë të transferuara dhe shërbime, mbështetje të komunave në realizimin e kompetencave të reja,si dhe përmirësimin e mënyrës së financimit të komunave dhe përforcimin e kapaciteteve  për të menaxhuar financat publike.